Diskutim me drejtoreshën e Këshillit të Evropës

E Marte, 03 Maj 2016



Me rastin e vizitës në Tiranë, znj. Claudia Luciani, drejtoreshë e Qeverisjes Demokratike pranë Këshillit të Evropës, zhvilloi një takim me alumnit dhe pjesëmarrësit e Shkollës. Debati u fokusua mbi temën "Mbrojtja e demokracisë edhe nën kërcënimet e reja të sigurisë", si një nga debatet më të rëndësishme të momentit për të ardhmen e Evropës. Gjithashtu, znj. Luciani u ndal edhe tek raporti i fundit i Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës mbi monitorimin e vendin tonë, duke trajtuar vlerësimet dhe problematikën që vihet re në demokracinë dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

Znj. Luciani, vlerësoi nivelin e lartë të diskutimit dhe inkurajoi pjesëmarrësit që të vazhdojnë angazhimin e tyre në reformat e rëndësishme në vend. Takime të tilla me alumnit u shërbejnë personaliteteve të huaja për të njohur opinione profesionale dhe të balancuara mbi zhvillimet e vendit.