Seminar

E Enjte, 29 Maj 2008



Shkolla Shqiptare per Studime Politike mbajti ne daten 29 Maj 2008 ne ora 17.30 nje seminar me teme: "Shoqeria e globalizuar, shoqeria e hapur per ndryshim" me Dr. Perparim Kabo. Disa nga ceshtjet me kryesore qe u trajtuan ne kete leksion jane si vijojne:

-E drejta e prones si e drejte themelore e njeriut

-Respektimi i kontratave te bisnesit

-Liria e shtypit

-Ligjet antitrust

-E drejta e konsumatorit

-Raporti midis ndryshimit dhe zhvillimit.

-Shoqeria globale, ruajtja e raportit : E drejta apo E Leverdishmja?!!

-Dehumanizmi i ambjentit ku jetojme te gjithe, pasojat e tij ne shoqerine shqiptare.

-Faktoret qe ndikojne ne prishjen e mireqenies, koncepti i globalizmit sipas Gidensit. Politikat ekzistenciale,

-Termi varferi sipas OKB. Kur quhesh i tille?

Pyetjet qe vijuan me pas krijuan nje debat te vlefshem dhe interaktiv midis pjesmarresve. Disa prej çeshtjeve qe u ngriten ishin:

  • Pse shteti i jep prioritet mireqenies? Elementet ku ka nevoje te nderhyet.
  • Mungesa e edukimit shkencor per mosndotjen e ambjentit, elementet shpirterore te mireqenies dhe sa human eshte ambjenti ku jetojme. Problemet urbane, levizja e lire e njerzve dhe planifikimi urban.
  • Mungesa e kultures globale, shtrirja e bankave ne te  tere territorin e vendit, shifra te konsiderueshme te te papuneve, elemente baze per zhvillimin e nje vendi.
  • Çeshtja e votimit te emigranteve shqiptare qe punojne dhe jetojne jashte, sistemi i votimit ne vend.
  • Titulli i pronesise, krijimi i burses se tokes, urbanizimi vlera e prones.