Zhvillohet kursi i parë i shkollës mbi partite politike dhe zgjedhjet
E Hene, 22 Shkurt 2016

Kursi i parë kombëtar i Shkollës Shqiptare së Studimeve Politike i titulluar “Organizimi politik dhe sistemet zgjedhore”, u zhvillua në Pogradec nga data 19-21 Shkurt 2016. Ekspertët e ftuar në këtë kurs ndanë me pjesëmarrësit njohuritë dhe eksperiencat më të mira nga praktika vendase dhe ajo botërore.
Historiku i sistemeve zgjedhore dhe reforma e pritshme elektorale u trajtuan në kurs nga bashkëkryetari i komisionit parlamentar të reformës, z. Oerd Bylykbashi. Pjesëmarrësit patën mundësinë që të diskutojnë me z.Bylykbashi dhe ndajnë mendimet e tyre mbi një tjetër çështje të rëndësishme, "Dekriminalizimin e politikës shqiptare".
Një vështrim kritik mbi historikun e “Demokracisë së brendshme partiake”, u trajtua nga z. Afrim Krasniqi, jo vetëm si një studies, por edhe protagonist aktiv në zhvillimet politike të 25 viteve të fundit. Z. Krasniqi ndau me pjesëmarrësit edhe zbulimet e studimit të fundit të tij mbi situatën e demokracisë së brendshme në partitë shqiptare. Qasja e ofruar ishte ajo e një trajtimi të eksperiencave më të mira botërore dhe krahasimit me praktikën aktuale në partitë shqiptare.
Profesori i komunikimit John Parrish-Sprowl, nga Indiana University School of Liberal Arts - SHBA, trajtoi në këtë kurs temën e "Komunikimit politik dhe organizimin e fushatave", mbështetur mbi një eksperiencë 39 vjeçare dhe studimesh të shumta. Me mjaft interes dhe vlera ishte dhe trajnimi i tij mbi "Fjalimin Publik", ku pjesemarrësit patën mundësinë që të zhvillojnë më tej këtë aftësi mjaft të rëndësishme për prezantimin dhe karrierën e tyre. Temat e mbuluara nga ky kurs ishin zgjedhur me kujdes dhe të vendosura në një rend logjik për të plotësuar dhe mbështetur njëra-tjetrën.