Reforma e Drejtësisë në fokusin e Shkollës
E Premte, 05 Shkurt 2016

Seminari i parë i Shkollës së Studimeve Politike të vitit akademik 2016 u zhvillua më 5 shkurt, në Tiranë, me temë “Reforma në Drejtësi – Sfidat dhe hapat e mëtejshëm”. Z. Fatmir Xhafaj, kryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar, prezantoi vizionin dhe sfidat me të cilat përballet ky proces i rëndësishëm si dhe hapat e mëtejshëm drejt zbatimit të ndryshimeve kushtetuese dhe përmbushjes së rekomandimeve të Komisionit të Venecias.
Disa nga pikat më me interes për pjesëmarrësit ishin mënyra e vlerësimit të mbi 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve që bëjnë pjesë sot në këtë sistem; kuadri ligjor për zbatimin e këtyre masave antikorrupsion; veprimtaria e inspektorëve ndërkombëtarë në procesin e vlerësimit si dhe debati mbi rreziqet e kontrollit politik dhe atij të sistemit të korporatizmit, që ekziston brenda rradhëve të gjyqësorit.

Z.Xhafaj përsëriti ftesën ndaj gjeneratës së re të Shkollës për të qënë pjesë e grupeve të interesit që ofrojnë rekomandime dhe ekspertizë ndaj dokumentave të prodhuara nga komisioni parlamentar dhe ekspertët e nivelit të lartë pranë tij. Prej rreth një viti, rrjeti alumni i Shkollës është bërë pjesë e procesit të diskutimit dhe vazhdon të ofrojë rekomandime përkatëse në lidhje me reformën në sistemin e Drejtësisë.