Prezantohet kerkimi mbi Investime e Huaja Direkte ne Shqiperi

E Hene, 14 Dhjetor 2015



Punimi kërkimor mbi "Investimet e Huaja Direkte në Shqipëri", i organizuar në kuadër të iniciativave publike të pjesëmarrësve të Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike të gjeneratës 2015, u prezantua sot në një event në hotel Rogner. Përfaqësues nga grupet e interesit, bota e biznesit, akademikë si dhe përfaqësues të trupave diplomatike në Tiranë, vlerësuan këtë qasje analitike ndaj problematikës si dhe rekomandimet përkatëse.
 
Niveli i lartë i pjesëmarrësve dhe dinamika e diskutimeve shërbeu për të kuptuar më mirë këtë problematikë si dhe ndihmoi në gjenerimin e ideve të reja për kirjimin e kushteve të favorshme për investimet e huaja direkte.
 
Falë këtyre aktiviteteve dhe përmes rrjetit të madh të ish-studentëve të saj, Akademia e Studimeve Politike synon të krijojë lidhje të qëndrueshme ndërmjet vendimarrësve, grupeve të interesit dhe fushës së kërkimit.
Të pranishmit vlerësuan këtë kërkim dhe nxitën  grupin organizator të përbërë nga Oljan Kanushi, Valbona Muçaj, Jonida Ndreu, Julinda Karaboja dhe Ervis Moçka, që të vazhdojnë më tej kërkimin e tyre në këtë fushë. Ekspertiza dhe propozimet e mbledhura nga kjo tryezë do të shërbejnë si një mbështetje shtesë për finalizimin e punimit kërkimor.