Diplomohet gjenerata e nëntë e Shkollës
E Merkure, 16 Dhjetor 2015

Akademia e Studimeve Politike (ASP) shpërndau sot në një ceremoni zyrtare certifikatat e përfundimit të vitit akademik 2015 për pjesemarrësit e programit të saj "Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike". Ambasadori i Zvicrës në Shqipëri, Z. Christoph Graf së bashku me drejtuesin në detyrë të Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, Z. Olsi Dekovi, vlerësuan përgatitjen dhe angazhimin përgjatë një viti akademik të 24 pjesëmarrësve, të cilët janë gjenerata e nëntë që diplomohen nga programi i themeluar nga Këshilli i Evropës dhe mbështetur gjithashtu nga Ambasada Zvicerane. Ceremonia ishte pjesë e takimit vjetor të rrjetit alumni të Shkollës.
"Ju keni hedhur një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të karrierës tuaj, duke i shërbyer njëkohësisht vendit tuaj. Pjesëmarrja në këtë iniciativë akademike tregon angazhimin tuaj dhe dëshirën për ndryshim dhe përmirësim. Urime", tha ambasadori zviceran Z.Christoph Graf të diplomuarve të rinj. Ai përmendi disa nga zhvillimet e reja të sjella nga Shkolla përfshirë përkrahjen aktive dhe ekspertizën për reformën në drejtësi; legjislacionin mbi përdorimin e qëndrueshëm të energjisë; pjesëmarrjen në Forumin Botëror për Demokraci; studimet e përgatitura në politikat publike dhe qeverisjes së mirë në vend dhe numrit të madh të grave që mbarojnë këtë shkollë çdo vit. "Dialogu, diversiteti, pikëpamjet e pavarura dhe konsensusi janë arsyet pse ekziston kjo Shkollë. Shqipëria do të përfitojë shumë prej këtyre vlerave. Unë ju inkurajoj për të transmetuar këto vlera të përfshirjes dhe bashkëpunimit mes grupeve të ndryshme politike në aktivitetin tuaj të përditshëm", përfundoi ambasadori Graf.

Z. Olsi Dekovi, vlerësoi alumnit e shkollës si një rrjet që mund të sjellë ndryshimin. "Që prej këtij momenti të gjithë të diplomuarit bëhen pjesë e këtij rrjeti të rëndësishëm, të përfshirë në procesin e reformave të vendit. Këshilli i Europës do të vazhdojë të mbështesë këtë program dhe rrjet profesionishtësh të rinj premtues. Ju inkurajoj që të jeni të angazhuar dhe të bashkëpunoni më tej për të fuqizuar demokracinë në vendin tonë".
Drejtori i Akademisë së Studimeve Politike, Z. Erjon Tase falenderoi partnerët për mbështetjen e tyre. "Në këtë shkollë përpiqemi të ulim së bashku politikanë të rinj - që kapërcejnë ndasitë dhe pengesat politike - së bashku me hartuesit e politikave, studies, aktivistë të shoqërisë civile dhe medias. Së bashku, ata mund të diskutojnë dhe zgjerojnë njohuritë dhe botëkuptimin mbi parimet kryesore të qeverisjes së mirë. Kështu, besojmë se u tregojmë politikanëve të rinj premtues rrugën e duhur që duhet ndjekur. Dhe në rast se edhe pas kësaj, ka nga ata që zgjedhin rrugën e vjetër, do të jenë kolegët e tjerë të tyre në shkollë, pra aktivistët e shoqërisë, të cilët do të ushtrojnë presionin e duhur civil për të larguar këta politikanë të “rrugës së gabuar".
Si një e diplomuar e re, deputetja Znj.Irma Kopliku u shpreh gjatë ceremonisë se: "shkolla ishte një udhëzues i përsosur për atë që më vonë do të bëhej puna ime e re, si anëtare e Kuvendit të Shqipërisë. Seminaret me ligjëruesit shqiptarë dhe të huaj, temat e diskutuara me profesionalizëm përtej pikëpamjeve të ndryshme politike, të gjitha këto kanë dhënë një imazh më të plotë të politikës dhe politikave në përgjithësi".
Në përshëndetjen e tij, një tjetër i diplomuar, Z. Admir Malaj vlerësoi programin e shkollës: "Shkolla Politike më bëri të vlerësoj artin e dëgjimit. Thuhet se jetët tona, ne vetë jemi rezultat i vendimeve që marrim çdo ditë dhe falë kulturës së debatit dhe artit të të dëgjuarit, ne mund të mund të marrim vendime të drejta, mund të krijojmë një shoqëri të drejtë. Prandaj, jam i bindur se Shkolla Politike është një eksperiencë që duhet kaluar patjetër".
Që prej këtij momenti të diplomuarit bëhen pjesë e rrjetit të alumnëve të Shkollës, mbi 230 anëtarë, të cilët janë drejtues politikë, të zgjedhur vendorë, aktivistë të shoqërisë civile dhe medias. Ceremonia u mbyll me një koktejl, ku alumnët dhe të diplomuarit patën mundësinë të ritakohen nën atmosferën e festive të fundvitit.