Njoftim për aplikantët e rinj të Shkollës

E Merkure, 25 Nentor 2015



Thirrja për aplikime të reja për pjesëmarrësit e programit "Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike - 2015" është mbyllur prej datës 16 Nëntor. Duke falenderuar kandidatët e shumtë që kanë dorëzuar aplikimin e tyre, dëshirojmë t’iu njoftojmë se procesi i seleksionimit për fazën e intervistimit do të kryhet në ditët në vazhdim. Aplikantët do të njoftohen brenda dates 4 dhjetor 2014 për caktimin e datave të intervistimit.

Dëshirojmë t'iu rikujtojmë procedurën e seleksionit të aplikantëve si më poshtë vijon:

a. Pranimi i dokumentacionit
 
Dokumentet për konkurrim pranohen brenda datës së parashikuar në thirrjen për aplikime.Të gjitha dokumentet për konkurrim duhen dorëzuar pranë Zyrës së Akademisë së Studimeve Politike brenda afatit të përcaktuar.

b. Procedura e përzgjedhjes së kandidatëve dhe e komunikimit të vendimit

Faza e parë: Vlerësimi i aplikimeve të kandidatëve
Anëtarët e Bordit të “Akademisë së  Studimeve Politike” shqyrtojnë aplikimet e kandidatëve. Kandidatë të përshtatshëm do të jenë ata që kanë treguesit më të lartë sipas kritereve të pranimit. Do të njoftohen vetem kandidatët e përzgjedhur për intervistë.

Faza e dytë: Intervistimi i kandidatëve
Kandidatët e përzgjedhur si të përshatshëm i nënshtrohen një testi me shkrim dhe një interviste me anëtarë të këtij bordi, donatorëve dhe përfaqësuesve të rrjetit alumni. Intervista zhvillohet në gjuhën angleze dhe/ose franceze. Komisioni i vlerëson kandidatët në bazë të kritereve të caktuara të kësaj faze.

Faza e tretë:  Përzgjedhja e kandidatëve fitues
Bazuar në rezultatet e dy vlerësimeve, Bordi i Shkollës së Politikës përzgjedh  kandidatët fitues. Fitues shpallen kandidatët që kanë fituar numrin më të madh të pikëve në rend zbritës deri në plotësimin e numrit të parashikuar të pjesëmarrësve.

Faza e katërt:  Komunikimi i vendimit
Në këtë fazë shkolla lajmëron me email secilin kandidat për pranimin ose mospranimin e tij/saj.