Shkolla shqiptare pjesë e Forumit Botëror për Demokracinë 2015
E Diele, 22 Nentor 2015

Si mund të sigurohet një ekuilibër mes sigurisë dhe lirisë në një shoqëri demokratike nën kërcënim? A munden demokracitë t’i rezistojnë kërcënimeve dhe të formulojnë përgjigjet në bazë të përgjegjësisë qytetare ? A mund tëketë një përgjigjje ndaj rrezikimit të sigurisë pa cënuar të drejtat dhe liritë individuale? Këto ishin pyetjet kryesore në Forumin e katërt Botëror për Demokracinë, i organizuar nga Këshilli i Evropës më 18-20 Nëntor 2015 në Strasburg.
Ky event mblodhi së bashku rreth 1500 persona - pjesëmarrës të 21 Shkollave të Studimeve Politike, udhëheqës politikë, aktivistë nga shoqëria civile, përfaqësues të medias dhe të rinj - nga 100 vende nën tre tema kryesore:
1. Mbikqyrja - Cila është masa e drejtë?
2. Krijimi i besimit në shoqëri të ndryshme
3. Përgjegjesia e Medias në një kontekst të kërcënimit terrorist.
Nëntëmbëdhjetë sesione/“laboratorë” u organizuar gjatë këtyre ditëve të Forumit, me synim diskutimin mbi këto sfidadhe shkëmbimin e eksperiencave që mund të ndihmojnë në formulimin e një përgjigje demokratike ndaj shqetësimeve të mësipërme.
Aktiviteti shërbeu gjithashtu edhe si finalizimi i ciklit të vitit akademik 2015 të Shkollave të Studimeve Politike. Çertifikatat për pjesëmarrësit e Shkollës Shqiptare u dorëzuan në një ceremoni speciale diplomimi nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Z. Thorbjørn Jagland.
Forumi u organizua pak ditë pas sulmit terrorist në Paris dhe tema e radikalizimit të dhunshëm dhe terrorizmit ishte fokusi krysor i debateve. Mbi 96 për qind e pjesëmarrësve votuan se edukimi dhe arsimi janë zgjidhja më e mirë kundër radikalizmit dhe diskriminimit në shoqëritë tona. Bazuar në këtë vlerësim, tema e Forumit Botëror 2016 për Demokracinë mendohet të jetë: "Edukimi: ndarja e re sociale".

Për më
shumë detaje mbi WFD 2015 klikoni këtu