Pjesemarresit e shkolles prezantojne studimin mbi komunikimin e ISIS

E Premte, 13 Nentor 2015



Gjetjet e para të një studimi mbi strategjinë e marrëdhënieve online me publikun të ISIS në Shqipëri u prezantuan sot në Tiranë në një tryeze të rrumbullakët me politikëbërës, ekspertë si dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Ky studim, i pari për sa i përket propagandës që përdor kjo strukturë terroriste për të rekrutuar ndjekës dhe luftëtarë të saj në trojet e banuara nga shqiptarë, u përgatit në kuadër të inisiativave publike të pjesëmarrësve të “Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike”.

Aktiviteti u përshëndet nga Z. Skënder Bruçaj, kryetar i Komunitetit Musliman Shqiptar, Z. Visho Ajazi Lika, kryetar i SHISH, Z. Sandër Lleshi, këshilltar i Kryeministrit për Sigurinë Kombëtare, ndërkohë që pjesëmarrës dhe diskutantë ishin edhe përfaqësues të parlamentit, institucioneve ligjzbatuese si dhe përfaqësues të misioneve të huaja diplomatike si dhe akademikë. Të pranishmit vlerësuan inisiativën e pjesëmarrësve të Shkollës për të studiuar këtë temë mjaft të rëndësishme dhe theksuan se kjo sfidë e propagandës së ISIS mund të përballohet vetëm me një bashkëpunim të gjerë ndërinstitucional si dhe më aktorët e shoqërisë civile dhe botës akademike. 

Ekspertiza dhe propozimet e mbledhura nga kjo tryezë do të shërbejnë si një mbështetje shtesë për finalizimin e studimit të zhvilluar nga Z. Fabian Zhilla dhe stafi i tij kërkues.

Ky dokument u prodhua si pjesë e inisiativave publike të pjesëmarrësve të “Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike” dhe u mbështet nga Akademia e Studimeve Politike. Falë këtyre aktiviteteve dhe përmes rrjetit madh të ish-studentëve të saj, Akademia e Studimeve Politike synon të krijojë lidhje të qëndrueshme ndërmjet fushës së kërkimit dhe politikëbërësve.

Njoftimi i plotë mbi studimin dhe aktivitetin mund të shkarkohet këtu ndërsa vetë koncepti këtu