Alumnet takim me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj
E Premte, 02 Tetor 2015

Alumnët dhe pjesëmarrësit e shkollës zhvilluan më 30 shtator 2015 një takim me kryetarin e ri të bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj. Debati u përqendrua mbi vizionin, strategjinë dhe sfidat e zhvillimit të qëndrueshëm të kryeqytetit. Alumnët, të cilët vijnë nga sektorë dhe karriera të ndryshme profesionale, sollën sugjerimet dhe idetë e tyre për të ardhmen e Tiranës.
Z. Veliaj vlerësoi nivelin e diskutimeve dhe rekomandimeve të pjesëmarrësve. Ai ftoi gjithashtu alumnët që të vazhdojnë kontributin e tyre në proceset publike dhe aktivizimin qytetar. ASP dhe Bashkia e Tiranës po kërkojnë të konsolidojnë bashkëpunimin e tyre me qëllim gjetjen e mundësive për krijimin e një dialogu të vazhdueshëm mbi çështjet e interesit publik në lidhje me proceset demokratike dhe integruese në vend.