Rrjeti i shkollave organizon në Berlin forumin "Në kërkim të Universalizmit të humbur"
E Diele, 01 Nentor 2015

Shoqata e Shkollave të Studimeve Politike, me iniciativën e shkollës së Moskës dhe së bashku me "Robert Bosch Stiftung", organizoi forumin me temë "Në kërkim të universalizmit të humbur" në Berlin, më 28 dhe 29 tetor 2015. Forumi u mbajt në selinë e "Robert Bosch Stiftung" me bashkëpunimin dhe pjesëmarrjen e përfaqësuesve të 21 shkollave anëtare, së bashku me të ftuar të tjerë të rëndësishëm nga Rusia, Finlanda, Franca, Gjermania, Norvegjia, Suedia dhe Britania e Madhe.
Aktiviteti u përshëndet nga kryetarja e Shoqatës së Shkollave te Studimeve Politike, Catherine Lalumiere, ministri i jashtëm gjerman Frank Walter Steinmeier, themelues i shkollës së edukimit qytetar në Moskë Yuri Senokosov si dhe studiuesi i njohur Ivan Krastev. Diskutimet e shumta gjatë dy ditëve të eventit theksuan nevojën e zbulimit të mënyrave të reja dhe ndërveprimit mes kulturave të ndryshme për të përballuar problematikat që rrezikojnë të kthejnë pas normat e bashkëjetesës paqësore dhe respektimin e të drejtave ttë drejtat e njeriut, lirinë, shtetin e së drejtës dhe demokracinë Ngjarjet e fundit në Ukrainë si dhe kriza e emigrantëve me të cilën përballet Europa, kërkojnë përgjigje të qarta dhe efikase nga shoqëritë tona.
Shkolla shqiptare u përfaqësua në këtë Forum nga drejtori i saj si dhe dy alumnët: Eralda Çani, këshilltare e Kryeministrit mbi të drejtën publike dhe Ermal Gjinaj, kryeredaktor i "Bota.al".
Për të mësuar më shumë rreth Forumit ju lutemi klikoni këtu si dhe listën e panelistëve këtu.





