Seancë dëgjimore parlamentare mbi projektligjin “Për eficencën e energjisë”
E Enjte, 15 Tetor 2015

Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin zhvilloi sot një seancë dëgjimore me grupet e interesit, lidhur me projektligjin “Për efiçencën e energjisë”. Të ftuar në komision ishin përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile (shoqatat e ndërtuesve arkitektëve si dhe organizatat mjedisore), organizmave ndërkombëtare financues në këtë fushë si GIZ dhe PNUD si dhe përfaqësues nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë etj.
Diskutimi u fokusua tek risitë që sjell ky projektligj si dhe çështjen e krijimit të Fondit Kombëtar të Efiçencës së Energjisë si dhe Agjencisë së Efiçencës së Energjisë. Grupet e interesit dhe donatorët sollën rekomandimet e tyre përkatëse bazuar mbi eksperiencën më të mirë europiane dhe rajonale. Këto rekomandime kanë për qëllim krijimin e terrenit të duhur për zbatimin e duhur të legjislacionit të Efiçencës së Energjisë.
Akademia e Studimeve Politike bashkëpunoi me Parlamentin për të siguruar përfshirjen e të gjithë aktorëve në këtë proces të rëndësishëm. Ky aktivitet është pjesë e programit “Dialogu Publik për Përdorimin e Qëndrueshëm të Energjisë”, me mbështetjen financiare të Bashkëpunimit Ndërkombëtar Gjerman (GIZ) dhe Fondacionit Federal Gjerman të Mjedisit (DBU). Gjatë katër viteve të fundit, ky program ka zhvilluar një sërë aktivitetesh sensibilizuese me anëtarët e parlamentit si dhe njësi të qeverisjes vendore dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm.
Për më tepër informacion mbi seancën dëgjimore dhe rekomandimet përkatëse mbi projektligjin mund të shkarkoni këtu dokumentin