Botime të reja të ASP mbi energjinë dhe pjesëmarrjen publike

E Hene, 28 Shtator 2015



Lehtësimi i dialogut publik mbi reformat e rëndësishme në vend si dhe ofrimi i ekspertizës në fushën e kërkimit dhe hartimit të dokumentave publikë, përbën një pjesë të rëndësishme të veprimtarisë së Akademisë së Studimeve Politike.  Gjatë katër viteve të fundit APS ka lobuar dhe organizuar një sërë aktivitetesh sensibilizuese me ligjvënësit, autoritetet qendrore dhe vendore, si dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm, me qëllim hartimin e reformave legjislative në sektorin e energjisë dhe krijimin e terrenit të duhur për zbatimin e tyre.  

Rezultat i  këtij angazhimi janë edhe botimet e publikuara së fundi nga ASP mbi efiçencën e energjisë dhe pjesëmarrjes publike në politikat publike në këtë sektor.  Në rubrikën “Publikime” të faqes mund të njiheni më konkretisht me publikimet: “Vlerësimi i situatës së përdorimit të energjisë në Pogradec dhe Korçë”, “Platforma e veprimit mbi zhvillimin e qëndrueshëm të energjisë Shqipëri-Maqedoni” si dhe “Manualin mbi angazhimin në krijimin e politikave publike për Efiçencën e Energjisë”. Shpresojmë që këto dokumenta të shërbejnë për rritjen e informimit si dhe nxitjen e dialogut publik mbi zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të energjisë në vendin tonë.