ASP pjesë e konfencës rajonale për energjinë dhe ndryshimet klimatike
E Premte, 18 Shtator 2015

Akademia e
Studimeve Politike është një nga partnerët organizues të konferencës rajonale "Energji.
Zhvillim. Demokraci: Si mund të sigurojë dialogu i suksesshëm mbi politikat një
zhvillim të qëndrueshëm të energjisë dhe mbrojtjen klimatike në Europen
Juglindore", e cila do të zhvillohet në Podgoricë në 29-30 shtator 2015.
Konferenca do të sjellë së bashku përfaqësues të Parlamentit Evropian, anëtarë të parlamenteve nga vendet e rajonit, aktorë të shoqërisë civile dhe ekspertë të energjisë. Qëllimi i konferencës është shkëmbimi i informacionit dhe ideve, për të përmirësuar arritjen e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm të energjisë si dhe mbrojtjen e klimës. Diskutimi do të trajtojë gjithashtu sfidat e vendeve të Evropës Juglindore për krijimin dhe implementimin e suksesshëm të politikave, që do të ndihmojë rajonin për t'u integruar plotësisht në hapësirën evropiane të energjisë.
Konferenca është
pjesë e një nismës "Dialogu Publik për Përdorimin e Qëndrueshëm të
Energjisë në Evropën Juglindore", i zbatuar nga Rrjeti i Shkollave të
Studimeve Politike në Evropën Juglindore (që vepron nën kujdesin e Këshillit të
Evropës), me mbështetjen e Bashkëpunimit Gjermane për Zhvillim (GIZ) dhe
Fondacionit Gjerman Federal të Mjedisit (DBU).Një mbështetje të
mëtejshme në realizimin e konferencës është dhënë edhe nga Këshilli i
Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Shoqata e Evropës Juglindore, Mynih, Sekretariati
i Komunitetit të Energjisë dhe Dhoma e Ekonomisë të Malit të Zi. Pjesë e
agjendës së konferencës është edhe një sesion i posaçëm, i cili do t'i
kushtohet një takimi mes deputetëve të rajonit dhe anëtarëve të Komiteteve të
Energjisë, i organizuar nga Këshilli Rajonal për Bashkëpunim (RCC) dhe
Komuniteti i Energjisë.





