Alumnët e shkollës pjesë e reformës së sistemit të Drejtësisë
E Marte, 01 Shtator 2015

Rrjeti i alumnëve dhe pjesëmarrësit e “Shkollës së Studimeve Politike” vazhdojnë të kontribuojnë në procesin e rëndësishëm të reformës në sistemin e Drejtësisë. Në vijim të bashkëpunimit të nisur me komisionin e posaçëm parlamentar, alumnët janë ftuar sërish që të ofrojnë rekomandimet e tyre mbi dy dokumenta të rëndësishme të aprovuara nga ky komision, më konkretisht dokumentin “Strategjia e Reformës në Sistemin e Drejtësisë” dhe “Plani i Veprimit” për zhvillimin e kësaj strategjie.
Kryetari i Komisionit parlamentar mbi reformën, z. Fatmir Xhafaj shprehu falenderimet më të mira për mbështetjen që alumnët i kanë dhënë këtij procesi me prezencën dhe kontributin në tryezat dhe forumet e zhvilluara. “Duke çmuar në mënyrë të veçantë eksperiencën dhe njohuritë në fushat përkatëse, dëshiroj t’ju riftoj të jepni sërish kontributin tuaj me komente dhe sugjerime, të cilat do të shërbejnë për të përmirësuar më tej edhe këto dy dokumenta”, nënvizon në ftesën e tij z.Xhafaj. Vlerësimet dhe kontributet e ekspertëve janë të mirëpritura deri në fund të muajit shtator.