Kursi i trete "Integrimi Europian dhe tranzicioni"

E Premte, 09 Maj 2008



Shkolla Shqiptare e studimeve Politike organizoi kursin e saj te trete me teme "Integrimi Evropian dhe Tranzicioni ne datat 9-11 maj 2008 ne ambjentet e Mali i Robit Resort, Durres, Shqiperi. Ne kete kurs moren pjese rreth 32 pjesemarres te shkolle.

Lektori i pare i kursit ishte Dr François Bafoil, CERI, Paris i cili foli mbi perspektiven e zhvillimit te Bashkimit Evropian duke u fokusuar mbi mosperputhjet midis Evropes Perendimore dhe asaj Lindore, kthimin pas te Evropes, limitet dhe shanset e zhvillimit. Ai e zgjeroi nderhyjen e tij mbi impaktin e strategjise se Lisbones mbi fondet strukturore dhe sociale. Ai ngriti rendesine e bashkepunimit lokal dhe rajonal dhe nevojen e forcimit te kapaciteteve te rajoneve dhe administrates. Ai vijoi me tej sesionin me nje workshop ku pjesemarresit u ndane ne tre grupe qe perfaqesonin tre rajone ne Shqiperi. Ushtrimi kerkonte qe te gjithe grupet te pergatisnin nje diagnoze te situates, nje plan veprimi per zhvillim si edhe buxhetin perkates ne driten e fondeve Evropiane per zhvillim dhe burimeve lokale. Workshopi u organizua ne nje menyre te efektshme dhe konstruktive dhe ndihmoi pjesemarresit te zhvillonin idete e tyre mbi zhvillimin e politikave dhe mundesite e Fondeve Evropiane.

Kursi vazhdoi me Dr. Alexis Vahlas, Keshilltar Politik i NATOs. Leksioni i tij ishte mbi Politiken e Perbashket, te Jashtme dhe te Sigurise te Bashkimit Evropian. Prezantimi i tij shume i detajuar dha shembuj te ndryshem mbi Politiken e Perbashket dhe te Jashtme te Be-se ne lidhje me situata dhe realitete ne skenen nderkombetare. Pjsa e dyte e leksionit u perqendrua ne situaten aktuale ne Kosove dhe rolin e BEse dhe NATOs.

Sesioni i fundit ishte mbi integrimin Evropian ne Evropen Juglindore dhe nje simulim debati mbi rastin e Turqise. Lektori per kete sesion ishte Dr Judith Hofmann, Free University Berlin.  Pjesa e pare e sesioni u fokusua mbi nje pershkrim te shkurter mbi proçesin e integrimit te Ballkanit Perendimor e ndjekur nga nje ushtrim shume interesant ne formen e nje simulimi debati mbi çeshtjen e anetaresimit te Turqise ne Bashkimin Evropian. Metodologjia e Dr Judith Hoffmann ishte shume e efektshme dhe ndihmoi pjesemarresit te permiresonin punen ne grupe, te organizonin mendimet dhe komunikimin dhe te zhvillonin nje analize krahasuese mbi temen. Pjesemarresit ishin shume aktive dhe perfituan shume nga puna ne grup.