E Marte, 05 Maj 2015

Fotografitë dhe vizatimet duhet të trajtojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë temat e "Efiçenca e Energjisë "dhe "shfrytëzimi racional i energjisë” dhe të përmbajnë mesazhe për mënyrën si duhet vepruar me burimet dhe potencialet energjetike në Republikën e Maqedonisë dhe të Shqipërisë, si dhe për mënyrën si harxhohet energjia në vendet tona.
Fotografitë dhe vizatimet do të ekspozohen në ekspozitën për efiçencën e energjisë, e cila do të organizohet në Manastir, Maqedoni, nga 15-17 Maj 2015. Punimeve më të mira do t'iu akordohet një çmim përkatës në përfundim të ekspozitës.
Shënim: Ftojmë të gjithë të interesuarit të dërgojnë
fotografitë në emailin crpm@crpm.org.mk. Vizatimet
duhet të dorëzohen në fletën përkatëse, në cilëndo teknikë dhe të dërgohen në adresën: Rr. CicoPopoviq
6-2/9, 1000 Shkup. Punimet duhet të përmbajnë edhe identitetin si dhe kontaktet personale.





