Drejtorët e Shkollave nisin organizimin e Forumit Botëror për Demokraci 2015
E Enjte, 02 Prill 2015

Takimi vjetor i drejtorëve të 21 Shkollave Politike të Këshillit të Evropës u zhvillua më 30-31 Mars 2015 në Budva. Ky event shërbeu për të diskutuar mbi tendencat e demokracisë joliberale dhe erozionit të të drejtave dhe lirive të njeriut, shqetësim i cili zë një vend të rëndësishëm në temat e trajtuara në programin e shkollave.
Drejtorët diskutuan gjithashtu mbi organizimin e dy eventeve të rëndësishme të rrjetit të shkollave, sic janë seminari i dytë ndërkombëtar i alumnëve të shkollave, si dhe Forumi i ardhshëm Botëror për Demokracinë në Strasburg.
Duke shfrytëzuar këtë mbledhje, drejtorët i drejtuan një notë të re proteste qeverisë të Azerbajxhanit dhe organizmave të rëndësishëm ndërkombëtarë, për lirimin nga dënimi i padrejtë politik i z. Ilgar Mammadov, drejtorit të Shkollës së Studimeve Politike azere. Shoqata e shkollave politike, do të vazhdojë të përdorë të gjithe influencën e saj dhe format e protestës deri në lirimin e kolegut të saj.





