Zhvillohet kursi i parë i shkollës mbi partite politike dhe zgjedhjet
E Hene, 23 Shkurt 2015

Kursi i parë kombëtar i Shkollës Shqiptare së Studimeve Politike i titulluar “Partitë Politike dhe sistemet zgjedhore”, u zhvillua në Pogradec nga data 19-22 Shkurt 2015. Ekspertët dhe lektorët e ftuar në këtë kurs ndanë me pjesëmarrësit njohuritë dhe eksperiencat më të mira nga praktika vendase dhe ajo botërore. Një aspekt i rëndësishëm i këtij kursi ishte çështja e sistemit zgjedhor dhe reformës elektorale e trajtuar nga eksperti kryesor i kësaj fushe, z. Kastriot Islami.
Diskutimet me pjesëmarrësit ishin të vlefshme për të kuptuar më mirë problematikën e zgjedhjeve shqiptare, sidomos në fokusin e zgjedhjeve të ardhshme të 21 qershorit. Një debat i drejtpërdrejtë iu kushtua edhe çështjes së “Demokracisë së brendshme partiake”, e trajtuar nga z. Afrim Krasniqi, si një studies dhe politikan aktiv në sferën e sistemit politik shqiptar. Z. Krasniqi ndau me pjesëmarrësit edhe zbulimet e studimit të fundit të tij, mbi situatën e demokracisë së brendshme në partitë shqiptare. Qasja e ofruar ishte ajo e një trajtimi të eksperiencave më të mira botërore dhe krahasimit me praktikën aktualë të 24 viteve të fundit në partitë shqiptare.
Me mjaft interes u ndoqën modulet e znj. Kristina Wilfore, eksperte e fushatave elektorale me një eksperiencë të gjatë punë pranë NDI dhe tashmë edhe drejtuese e kompanisë private “Karakoyun strategies” me qendër në Stamboll. Znj. Wilfore trajtoi shembuj të krijimit të një mesazhi politik dhe mënyrat më të mira të transmetimit të këtij mesazhi tek zgjedhësit. Falë eksperiencës së saj si ekspertë ndërkombëtare në Ukrainë, pjesëmarrësit u njohën dhe diskutuan mbi ngjarjet e fundit në Kiev dhe situatën e nxehtë në këtë rajon. Temat e mbuluara nga ky kurs ishin zgjedhur me kujdes dhe të vendosura në një rend logjik për të plotësuar dhe mbështetur njëra-tjetrën.