E Hene, 09 Shkurt 2015

Rrjeti i alumnëve të shkollës iu bashkua thirrjes për solidaritet ndaj zonave të përmbytura në Jug të vendit. Në vijim të inisiativës të ndërmarrë nga vetë antarët e këtij rrjeti, Akademia e Studimeve Politike u angazhua për të shtrirë më tej këtë kërkesë për kontribute dhe për të kooordinuar dorëzimin e ndihmave.
Vetëm në ditën e parë të mbledhjes së kontributeve të alumnëve, u arrit që të sigurohej një shumë prej 54 mijë lekësh, e cila në respekt të nevojave të Shtabit të Emergjencës, u vendos që të përdorej për blerjen e 100 dëngjeve me jonxhe si ushqim për bagëtitë e zonave të përmbytura. Ditën e dielë, më 8 shkurt, komisioni i alumnëve kreu dhe dorëzimin zyrtar të ndihmës pranë Prefektit të Fierit dhe kreut të Shtabit të Emergjencave të këtij qarku.
Prefekti falenderoi rrjetin alumni të shkollës dhe shprehu kërkesën për vazhdimin e ndihmave pasi zonat e përmbytura do të vuajnë gjatë pasojat. Mbledhja e kontributeve nga rrjeti alumni dhe organizatat e tjera partnere do të vazhdojë edhe në ditet ne vijim. Akademia do të sigurojë dokumentacionin dhe provat e nevojshme për transparencën dhe dërgimin në destinacion të ndihmave.





