Zhvillohet trajnimi i parë për alumnët mbi procesin e negocimit
E Marte, 25 Nentor 2014

Akademia e Studimeve Politike organizoi në datat 22-23 Nëntor 2014 në Pogradec, kursin e parë kombëtar për alumnët e saj me temë “Proçesi i negocimit për integrimin në Bashkimit Evropian”. Pas marrjes së statutit të vendit kandidat, procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian ka kaluar në një fazë të re, atë të negocimit të kapitujve të anëtarësimit. Përgatitja e duhur dhe eksperienca e punonjësve të administratës shqiptare do të ndikojë drejtpërdrejtë në ecurinë e këtij procesi mjaft të rëndësishëm për vendin tonë. Në këtë optikë u mendua që të zhvillohet edhe ky kurs dy ditor informimi, në bashkëpunim të ngushtë me Shkollën Shqiptare të Administratës Publike.
Të ftuar në këtë trajnim ishin alumni, të cilët janë aktualisht pjesë e administratës publike, por njëkohësisht edhe përfaqësues të ministrive dhe institucioneve të tjera qendrore, të cilët do të caktohen në muajt e ardhshëm në strukturat negociatore shqiptare.
Tematikat e kursit u trajtuan nga zv.ministri i Integrimit Z. Gentian Elezi; drejtori i ASPA Z. Fatmir Demneri; zv.shefja e Drejtorisë Politike të Delegacionit të BE-së në Tiranë, Znj. Plamena Halacheva, antarja e zyrës së shefit të negociatave Kroaci-BE, Znj. Dubravka Kobas Lucic, diplomati francez Z. Hubert Petit dhe Z.Alban Bala, ekspert i marrëdhënieve publike dhe negocimit.
Modulet e trajnimit synuan të sillnin një qasje sa teorike dhe informuese mbi procesin, njëherazi edhe eksperiencën praktike të procesit të negocimit. Në përfundim të trajnimit, pjesëmarrësve iu dorëzua një certifikatë për pjesëmarrjen dhe angazhimin në këtë trajnim të rëndësishëm, e lëshuar në bashkëpunim me Shkollën Shqiptare të Administratës Publike.