Njoftim për aplikantët e rinj të Shkollës

E Marte, 18 Nentor 2014



Thirrja për aplikime të reja për pjesëmarrësit e programit "Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike- 2015" deklarohet e mbyllur. Duke falenderuar kandidatët e shumtë që kanë dorëzuar aplikimin e tyre, dëshirojmë t’iu njoftojmë se procesi i seleksionimit për fazën e intervistimit do të kryhet në ditët në vazhdim.
Aplikantët do të njoftohen brenda dates 5 dhjetor 2014 për caktimin e datave të intervistimit dhe testimit apo në rast të kundërt për mos kalimin e fazës së parë të seleksionimit.