Pjesëmarrësit e shkollës organizojnë tryezën mbi korrupsionin

E Marte, 28 Tetor 2014



Pjesëmarrësit e shkollës organizuan tryezën e rrumbullakët me temë “Strategjia e pakësimit dhe parandalimit të korrupsionit në administratën doganore shqiptare”, më 28 Tetor 2014, në ambjentet e qendrës së informimit të Bashkimit Evropian në Tiranë. Ky event është pjesë e inisiativave publike të pjesëmarrësve të Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike si pjesë e detyrave të programit vjetor. Takimi u përshëndet nga z. Gentian Elezi, zv.ministër i Integrimit Evropian si dhe znj. Edlira Nasi, përfaqësuese e kooordinatorit kombëtar të antikorrupsionit pranë Këshillit të Ministrave. Nëndrejtori i Përgjithshëm i Doganave, z. Dritan Cekani, njëkohësisht edhe pjesëmarrës i shkollës, prezantoi një punim rekomandues mbi reduktimin e korrupsionit në dogana.
Pjesë e diskutimeve në këtë event ishin edhe përfaqësues të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, OSBE, misioneve të huaja që asistojnë Doganat si  “Crown Agents” dhe PAMECA.  Debati pati vizibilitet dhe u ndoq nga disa media të rëndësishme.
Falë këtij aktiviteti të vetë pjesëmarrësve të Shkollës së Studimeve Politike, synohet që objektivat e përcaktuara nga Bashkimi Evropian të transmetohen tek publiku i gjerë dhe në këtë mënyrë, të sigurohet ndërgjegjësimi i duhur për rolin e gjithësecilit prej aktorëve dhe vetë publikut të gjerë në zbatimin e detyrimeve dhe standartave, të cilat do ta bëjnë shoqërinë shqiptare pjesë të familjes evropiane.