Forumi Botëror për Demokracinë në Strasburg / 3-6 Nëntor 2014
E Premte, 24 Tetor 2014

Përfaqësuesit e Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike do të marrim pjesë nga data 3 – 6 Nëntor 2014 në Forumin Botëror të Demokracisë në Strasburg, një eveniment madhor që organizohet nga Këshilli i Evropës çdo vit.
Tema kryesore e sivjetshme e Forumit është “Nga pjesëmarrja në veprim - A mundet rinia të rijetëzojë demokracinë”. Sesionet nën-tematike do të shërbejnë për të ofruar një platformë të vërtetë për diskutim e shkëmbim përvojash ndërmjet figurave publike, ekspertëve politikë e akademikë, parlamentarëve vendas e evropianë, si dhe përfaqësuesve të zgjedhur lokalë bashkë me aktivistët e shoqërisë civile, studiues, e përfaqësues nga publiku me synimin për të identifikuar përgjigje të mundshme ndaj sfidave që lindin në shoqëritë e sotme.
Forumi Botëror për Demokraci shërben edhe si një vend kryesor për të vendosur kontakte e krijuar rrjetëzime ndërmjet politikanëve, ekspertëve, medias e aktivistëve të shoqërisë civile duke kontribuar kështu në përfshirje e aktivitete bashkëpunimi në të ardhmen në nivel rajonal e të tjera nivele. Pjesëmarrësit e 20 shkollave politike do të kenë mundësi të njohin gjithashtu liderë të tjerë të rinj, që ndajnë të njëjtat interesa me ta.
Më shumë detaje në: http://www.coe.int/en/web/world-forum-democracy/home