Zgjatet afati - Thirrje për shprehjen e interesit për dy ekspertë mbi Platformat Veprimi të energjisë
E Marte, 21 Tetor 2014

Shtyhet deri më 31 Tetor 2014, ora 16.00 afati për pranimin e aplikimeve për dy ekspertët në fushën e energjisë
Akademia e Studimeve Politike kërkon të kontraktojë dy ekspertë në
fushën e energjisë, të cilët duhet të përgatisin dy Platforma lokale
Veprimi dhe gjithashtu një Platformë Rajonale Veprimi për rajonin e
Korçës dhe Pogradecit. Afati përfundimtar për paraqitjen e aplikimit
është 31 Tetor 2014, ora 16.00. Aplikantët duhet të shkruajnë në adresën
infor@asp.al me subjekt "STE for Preparing Local and Regional Platforms
for Action for Pogradec and Korca".





