Programi i Dialogut Publik prezantohet në panair

E Merkure, 01 Tetor 2014



Akademia e Studimeve Politike mori pjesë në panairin e organizatave që kanë përfituar nga projektet ndërkufitare të paraaderimit Maqedoni-Shqipëri 2007-2013. Eventi u organizua në 23 Shtator 2014 në Tiranë, nën kujdesin e Ministrisë së Integrimit Evropian të Shqipërisë dhe Ministrisë maqedonase të Pushtetit Vendor, me qëllim promovimin e mëtejshëm të aktiviteve të zhvilluara gjatë tri thirrjeve për projekte nën këtë program.

Panairi shërbeu gjithashtu si një mundësi për të prezantuar rezultatet e deritanishme të projektit “Inisiativa për të rritur dialogun publik në zhvillimin e qëndrueshëm të energjisë”, e cila zbatohet nga Akademia e Studimeve Politike në Shqipëri si dhe Qendra për Kërkime dhe Politkëbërje” në Maqedoni.