Seminar mbi zhvillimin e qëndrueshëm të energjisë dhe mjedisit

E Enjte, 02 Tetor 2014



Seminari i Shkollës së Studimeve Politike mbi zhvillimin e qëndrueshëm të energjisë dhe mjedisit, u zhvillua më 26 Shtator 2014 si pjesë e programin vjetor të shkollës. Lektori i ftuar në këtë seminar ishte z. Ismail Beka, zv.drejtor i GIZ Albania dhe një ekspert me eksperiencë në këtë sektor.
Pjesëmarrësit e shkollës, si vendimmarrësit e ardhshëm, patën mundësinë të njihen dhe diskutojnë problematikat dhe rëndësinë që ka sektori energjitik në mbështetjen e politikave të zhvillimit të vendit. Një nga pikat e nxehta të debatit ka qënë sigurisht edhe diskutimi mbi situatën e sektorit të prodhimit energjitik dhe rritja e pritshme e cmimit të nergjisë për konsumatorët familjarë. eminar on “Sustainable development, energy and environment” - 26 September 2014
Nëpërmjet këtij seminari, synohet që të rritet njëkohësisht ndërgjegjësimi i liderëve të rinj dhe në këtë mënyrë edhe mundësia e zbatimit në të ardhmen të reformave dhe detyrimeve që ka Shqipëria përpara përfshirjes në Bashkimin Evropian.