Shoqeria civile trajnohet per energjine ne Kicevo

E Hene, 22 Shtator 2014



Rreth 30 pjesëmarrës nga Bitola dhe Kicevo morën pjesë në trajnimin për efiçencën e energjisë dhe përdorimin e qëndrueshëm të saj, në kuadër të projektit "Iniciativa për Rritjen e Dialogut për Përdorimin e Qëndrueshëm të Energjisë". Pjesëmarrësit vinin nga profile të ndryshme të komunitetit në këto dy njësi vendore: profesorë/akademikë, përfaqësues të pushtetit vendor, gazetarë, aktivistë të OJQ-ve të këtyre rajoneve, biznesmenë dhe anëtarë të këshillit të prindërve në shkollat e zonës. Trajnimi u zhvillua në një atmosferë relaksuese malore në "Shtëpinë e Arteve" në Kicevo.
Gjatë dy ditëve të zhvillimit të trajnimit, u diskutuan tema të rëndësishme për eficencën e energjisë dhe lidhjen e saj me ndryshimet klimaterike të viteve të fundit, sistemi i certifikimit të ndërtesave, përdorimi i teknologjive të reja për ngrohje, shqyrtimi i mundësive për kreditim, si dhe qëndrimi mbi efektet e pasojave të reduktimit të prodhimit të energjisë. Trajnimet u zhvilluan në formë ëorkshop-i për të përfshinë në mënyrë aktive të gjithë pjesëmarrësit të cilët ngritën shumë pyetje mbi mundësitë se si mund të përmirësojnë efiçencën e energjisë në shtëpitë e tyre apo edhe në kompanitë ku ata operojnë, veçanërisht gjatë diskutimeve që u zhvilluan mbi kontrollin e energjisë. Si rrjedhojë e këtij trajnimi, u vendosën marrëdhënie më të ngushta midis OJQ-ve rajonale, të cilat morën pjesë në këtë aktivitet. Gjithashtu propozimet dhe idetë e dhëna gjatë trajnimit do finalizohen me hartimin e një drafti që do të përmbajë të gjithë idetë potenciale mbi temën në fjalë, që mund të zbatohen në rajonin e Bitolës dhe Kicevo-s.
Aktiviteti i ardhshëm do të jetë një ëorkshop rajonal, i cili do të mbledhë bashkë palët e interesuara nga këto dy rajone me synimin për të shkëmbyer idetë dhe pikëpamjet si dhe për të thelluar bashkëpunimin me synimin krijimin e kushteve për zbatimin e Platformave Rajonale të Veprimit.