Pjesëmarrësit e shkollës nxisin diskutimin mbi punësimin e PAK
E Premte, 04 Korrik 2014

Pjesëmarrësit e Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike organizuan sot në Qendrën e Informimit të BE-së një takim të hapur në lidhje me “Fuqizimin e politikave të punësimit për personat me aftësi të kufizuara”, në përputhje me standardet evropiane dhe politikat kombëtare. Përfaqësues të shoqatave të personave me aftësi të kufizuara, shoqërisë civile, organizatave ndërkombëtare dhe politikë-bërës të ndryshëm morën pjesë në takim, ku diskutuanmbi situatën, sfidat dhe mundësitë për përmirësimin e situatës së punësimit të personave me aftësi të kufizuar.
Takimi u ndoq ndër të tjerë edhe nga zëvendësministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, znj. Bardhylka Kospiri, kreu i Këshillit të Evropës në Shqipëri, z. Marco Leidekker dhe Komisionerja për Mbrojtjen ndaj Diskriminimit, znj. Irma Baraku, të cilët theksuan në fjalët e tyre se respektimi i të drejtave të personave me aftësi të kufizuara është tejet i rëndësishëm.
Takimi shërbeu si një hapësirë diskutimi mes palëve të interesuara, ku u shkëmbyen ide, strategji, nisma të ndërmarra dhe eksperienca për një adresim më efikas të vështirësive të personave me aftësi të kufizuar në punësim. Diskutimet dhe informacionet e marra nga takimi shërbyen njëkohësisht për të hartuar një përmbledhje me sugjerime dhe rekomandime, që do t’u dërgohet të gjithë aktorëve dhe palëve të interesuara.
Ky aktivitet u ideua dhe organizua në kuadër të nismave publike ndërmarrë nga pjesëmarrësit e programit të Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike, në përputhje me rekomandimet dhënë Shqipërisë nga Bashkimi Evropian. Takimi u përcoll edhe nga televizionet kryesore kombëtare dhe lokale si dhe shtypi i shkruar shqiptar.