Pjesemarresit e shkolles organizojne tryezen mbi Drejtesine
E Enjte, 12 Qershor 2014

Tryeza e rrumbullakët “Efiçenca e sistemit gjyqësor në lidhje me gjykimin brenda afateve të arsyeshme”, u organizua në 12 Qershor 2014, në ambjentet e qendrës së informimit të Bashkimit Evropian në Tiranë. Ky event është pjesë e inisiativave publike të pjesëmarrësve të Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike si pjesë e detyrave të programit vjetor. Sugjerimet më të mira të ekspertëve dhe përfaqësuesve të grupeve të interesit, do të përmblidhen në një dokument, i cili do t’iu ofrohet zyrtarisht institucioneve shqiptare dhe përfaqësive të huaja diplomatike në vendin tonë, me qëllim krijimin e një skanimi të situatës aktuale dhe nxitjen e një dialogu publik gjithpërfshirës mbi problematikat dhe gjetjen e zgjidhjeve. Në formën e një tryeze të rrumbullakët, politikëbërës, ekspertë si dhe përfaqësues të shoqërisë civile diskutuan mbi problematikën e sistemit gjyqësor.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin z. Clive Rumbold, i ngarkuari me punë i delegacionit BE, z. Olsi Dekovi, zv.drejtues i zyrës së KiE në Tiranë, z. Gentian Elezi, zv. ministri i Integrimit Evropian, z. Sokol Pasho, drejtor i Dr. e Përgjithshme e Planifikimit Strastegjik dhe Inspektimit, Ministria e Drejtësisë. Në diskutimet e tyre ata theksuan edhe njëherë rëndësinë e reformave në Drejtësi si dhe përgëzuan organizatorët për nismën e ndërmarrë.
Debati i hapur i pjesëmarrësve u fokusua më tej rreth rekomandimeve për reformën në gjyqësor, sa i përket gjykimit brenda afateve të arsyeshme; evidentimin e masave të marra në këtë aspekt; si dhe analizimin e punës së ndërmjetme sa i përket ndryshimeve të propozuara në legjislacion, si pjesë e plotësimit të pesë prioriteteve kyçe, në vigjilje të vendimit që do të merret nga Bashkimi Evropian mbi statusin e vendit kandidat.
Ekspertët e pavarur si znj. Ama Kraja, përfaqësuese e OSBE, z. Klodjan Seferaj, përfaqësues i Fondacionit Shoqëria e Hapur, Shqipëri si dhe z. Gerti Shella, drejtor i Qendrës ÇIP, vunë në dukje problematikat dhe sugjerimet e konstatuara gjatë kërkimeve të kryera prej tyre në vitet e fundit në fushën e drejtësisë.
Falë këtij aktiviteti të vetë pjesëmarrësve të Shkollës së Studimeve Politike, synohet që objektivat e përcaktuara nga Bashkimi Evropian të transmetohen tek publiku i gjerë dhe në këtë mënyrë, të sigurohet ndërgjegjësimi i duhur për rolin e gjithësecilit prej aktorëve dhe vetë publikut të gjerë në zbatimin e detyrimeve dhe standartave, të cilat do ta bëjnë shoqërinë shqiptare pjesë të familjes evropiane.