Takimi prezantues i projektit ndërkufitar, Pogradec
E Premte, 02 Maj 2014

Takimi prezantues i projektit “Inisiativa për rritjen e dialogut publik mbi përdorimin e qëndrueshëm të energjisë”, u zhvillua më 30 Prill 2014 në ambjentet e këshillit bashkiak të Pogradecit. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte jo vetëm prezantimi i gjetjeve të anketimit të zhvilluar në muajin shkurt 2014 në katër rajonet nën fokusin e projektit, por njëkohësisht edhe ulja në një tryezë e mbi 30 drejtuesve të pushtetit vendor, përfaqësuesve të biznesit lokal, shoqërisë civile si dhe medias në të dyja krahët e kufirit. Për të arritur objektivat e vendosura nga BE, duhet të punojnë së bashku të gjithë sektorët e shoqërisë, jo vetëm insititucionet publike dhe legjislative, por edhe shoqëria civile.
Aktivitetin e përshëndetën:
• Z. Erjon Tase, Drejtor, Akademia e Studimeve Politike
• Znj. Marija Risteska, Drejtore, Qendra për Kërkime dhe Politikëbërjen në Maqedoni
• Z. Dritan Hamzallari, Nënkryetar, Bashkia Pogradec
• Z. Valentino Janakievski, Drejtoria për Eficencën e Energjisë, Bashkia Bitola
• Z. Tino Aleksov, Drejtoria për Eficencën e Energjisë, Bashkia Kiçevo
të cilët theksuan rëndësinë e këtij projekti dhe angazhimin e autoriteteve vendore për të kontribuar dhe bashkëpunuar në realizimin e objektivave të tij.
Prezantimet e dy ekspertëve, që realizuan analizimin e pyetësorëve mbi përdorimin e energjisë, z. Erind Kraja dhe z. Zlatko Simonovski, nxorrën në pah mungesën e informacionet dhe nevojën për ndërgjegjësim të mëtejshëm të të gjithë aktorëve kryesorë dhe vetë qytetarëve në përgjithësi mbi masat e eficencës së energjisë dhe përdorimin e qëndrueshëm të energjisë në këto rajone. Ndërkohë, legjislacioni maqedonas rezulton se është një hap përpara atij shqiptar dhe eksperienca e autoriteteve vendore maqedonase në implementimin e detyrimeve që rrjedhin nga ligji i eficencës së energjisë, mund të vihet në përdorim të autoriteteve vendore shqiptare.
Disa nga rekomandimet e rezultuara nga anketa ishin:
• rritja e njohurive dhe ndërgjegjësimit të përfaqësuesve te qeverisjes vendore dhe faktorëve të tjerë relevantë mbi energjinë e rinovueshme dhe efiçencën e energjisë
• përcaktimi i masave eficente të energjisë në institucionet në varësi të bashkive dhe komunave, por edhe bizneset private
• Krijimi i programeve lokale dhe incentivave financiare që mund të ndërmerren nga pushteti vendor për të stimuluar bizneset që përdorin masa eficente dhe ulin ndotjen e mjedisit
Ky aktivitet ndihmoi për krijimin e rrjetit të aktorëve vendorë, të cilët do të bashkëpunojnë në muajt e ardhshëm për zbatimin e projektit në katër rajonet ndërkufitare. Media kombëtare dhe ajo lokale në të dyja vendet ndoqi aktivitetin dhe kronika të zgjeruara mbi projektin u transmetuan në ditët në vijim.