Anketim mbi situtën e përdorimit të energjisë

E Enjte, 20 Mars 2014



Me qëllim për të përgatitur vlerësimin e nevojave për ndërhyrjen, projekti “Inisiativa për rritjen e dialogut publik mbi përdorimin e qëndrueshëm të energjisë”, zhvilloi një anketim me përdoruesit familjarë dhe ata të biznesit të vogël në katër rajonet në Shqipëri dhe Maqedoni. Terminologjia e pyetësorëve dhe metologjia për sigurimin e të dhënave të sakta u përgatitën nga dy ekspertët e angazhuar në projekt, z. Erind Kraja dhe z. Zlatko Simonovski.

Më shumë se 600 pyetësorë u realizuan gjatë muajit shkurt në Pogradec dhe Korcë në pjesën shqiptare nëpërmjet intervistimit të drejtëpërdrejtë të përdoruesve familjarë në pikat e pagesave të energjisë, shkolla, bashki dhe në vetë bizneset e vogla si hotele, restorante dhe pika të vogla tregtare.

Ndërkohë në pjesën maqedonase të Bitolës dhe Kicevos, pyetësorët u realizuan nëpërmjet thirrjeve telefonike. Mbi 1.200 telefonatave të kryera, iu bashkangjitën edhe intervistime të drejtëpërdrejta me drejtuesit e bashkive dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm vendorë.  Nëpërmjet analizimit të këtyre pyetësorëve, dy ekspertët paraqitën një pamje të situatës së konsumit të energjisë në katër rajonet kufitare si dhe nevojat ku mund të ndërhyhet nga projekti.