Mbahet kursi i tretë me temë “Shqipëria dhe integrimi evropian” – Durrës, Maj 2014
E Enjte, 08 Maj 2014

Kursi i tretë kombëtar i Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike u zhvillua në Durrës nga datat 2-4 Maj 2014. Tematika "Shqipëria dhe integrimi evropian" u trajtua në disa këndvështrime nga lektorë dhe ekspertë të njohur si zv.ministri i Integrimit z. Gentian Elezi; z. Adrian Civici, president i UET; z. Gledis Gjipali, drejtor ekzekutiv i EMA dhe diplomati evropian dhe profesori i disa katedrave të mirënjohura z. Hubert Petit. Në seksionin mbi politikën e zgjerimit të BE-së, zv.ministri Elezi bëri një prezantim mbi rrugën e Shqipërisë drejt BE-së dhe shpjegoi mekanizmin e para-aderimit, së bashku me kushtet për të përfituar statusin kandidat në BE. Pjesëmarrësit diskutuan rreth mundësisë për të marrë statusin e vendit kandidat në muajin qershor dhe perspektivën e mëtejshme.
Ndërkohë, z. Gjipali trajtoi në prezantimin e tij një pamje krahasimore mes ecurisë së Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit në rrugën drejt integrimit dhe hapat e mëtejshëm që i presin. Me interes u trajtua edhe roli i shoqërisë civile dhe medias në respektimin e sistemit të liberalizimit të vizave për vendin tonë dhe problematika që vihet re në kërkesat për statusin e azilantit.
Prezantimi i ekspertit të financave, z. Adrian Civici, u fokusua tek nevoja për një model të ri zhvillimi ekonomik që duhet të ndjekë vendi ynë për të patur një ekonomi konkurruese me ekonomitë e vendeve të tjera të bashkimit. Tashmë ka ardhur moment që kësaj pikëpyetjeje t’i jepet një përgjigje e qartë jo vetëm nga politika, por edhe nga ekspertët dhe të gjitha grupet e interesit.
Ndërkohë, diplomati francez z.Hubert Petit shpjegoi mënyrën e organizimit të brendshëm të Bashkimit Evropian dhe mënyrën e vendimmarrjes së institucioneve evropiane. Përtej modelit klasik të lektrimit, profesor Petit diskutoi me pjesëmarrësit edhe librin e tij me kujtime të titulluar "Kafe-Dialog". Autori, si një nga negociatorët e marrëveshjeve politike shqiptare të vitit 2007-2008, zbuloi për herë të parë për pjesëmarrësit e Shkollës disa prapaskena të negociatave mes politikanëve shqiptarë dhe rolin që ka luajtur diplomacia evropiane.