Një shkollë e re politike hap dyert në Turqi
E Enjte, 08 Maj 2014

Më 3 prill 2014, përgjatë takimit vjetor të drejtorëve të shkollave politike, Këshilli i Evropës dhe z. Osman Kavalla , drejtor i “Anadolu Kultur” me qendër në Stamboll , nënshkruan një Marrëveshje Partneriteti. Falë kësaj marrëveshjeje ngrihet zyrtarisht “Shkolla Evropiane e Politikës” në Turqi, e cila bëhet në këtë mënyrë anëtarja e 20-të e rrjetit të Shkollave të Studimeve Politike të Këshillit të Evropës .
Shkolla ka për qëllim të ofrojë trajnime me cilësi të lartë brezave të rinj të liderëve politik në Turqi me qëllim forcimin e dialogut ndërmjet politikanëve të rinj për politikat publike , forcimin e aftësive drejtuese , duke inkurajuar shkëmbimin e njohurive dhe nxitjen e bashkëpunimit . Shkolla synon të punojë ngushtë me Universitetin Bogaziç të Stambollit dhe do të organizojnë seminarin e saj të parë në maj të këtij viti.
Shkolla e parë e Studimeve Politike u themelua në Moskë në vitin 1992. Rrjeti i Shkollave tani mbulon të gjithë Evropën Juglindore dhe Lindore , vendet e Grupit të Vishegradit , Kaukazin dhe rajonin e Mesdheut Jugor.