Thirrje per iniciativa - Forumi Boteror i Demokracise 2014
E Merkure, 02 Prill 2014

Edicioni i tretë i Forumit Botëror për Demokraci , që mbahet më 3-5 Nëntor 2014 në Strasburg, do të trajtojë sfidën e ri-ndërtimit të besimit të të rinjve tek demokracia dhe institucionet, duke dashur t’i japë një nxitje të mëtejshme të përfshirjes së të rinjve në proceset vendim-marrëse.
Pavarësisht vështirësive që hasen, ka shumë parti politike, biznese, organizata, media, shkolla, autoritete lokale etj, të cilat bëjnë një përpjekje të sinqertë për të përfshirë të rinjtë në mënyrë kuptimplote në vendim-marrje. Forumi Botëror për Demokracinë do të nxjerrë në pah shembuj të tillë dhe stimulojë dialogun ndërmjet tyre për të krijuar frymën që ky ndryshim të shkojë edhe më tej. Këto iniciativa do të diskutohen në Forum në seksionin e “laboratorëve – Labs” .
Forumi Botëror i Strasburgut për Demokracinë 2014 do të angazhohet me të rinjtë dhe me vendim-marrësit në një reflektim mbi modelet e përjashtimit të të rinjve dhe përfshirjes dhe do të kërkojë rrugë të reja për të angazhuar të rinjtë në ri- vizionimin e qasjeve demokratike të sotme.
Cdo organizatë e interesuar është e ftuar që të shprehë interesin e saj në paraqitjen e një shembull / iniciative të zbatuar aktualisht që synon rritjen e pjesëmarrjes së të rinjve, duke iu përgjigjur pyetësorit në Shtojcën e materialit bashkangjitur, dhe duke e dërguar atë në adresën: forum_democracy@coe.int deri më 30 prill 2014.
Ndiqni lidhjen për më shumë informacion : http://www.coe.int/t/dg4/cultureheritage/news/wfd/call2014.pdf