Trajnim mbi shkrimin akademik
E Hene, 31 Mars 2014

Programi i Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike përfshin edhe trajnime specifike mbi shkrimin akademik dhe esetë që prezantohen në paralel me procesin e shkrimit të eseve. Më 28 Mars 2014 u organizuan në Tiranë sesioni i parë i trajnimit per esenë nën drejtimin e koordinatorit të përgjithshëm për ushtrimin e shkrimit të eseve, z Bernard Zeneli. Pjesëmarrësve iu shpjeguan teknikat dhe elementët e stilit për shkrimin argumentues dhe analitik. Ata gjithashtu do të marrin në vazhdim shpjegime dhe rekomandime nga ekspertët që punojnë në këto fusha, të përzgjedhura sipas tematikave për përgatitjen e eseve.
Me përfundimin e ciklit të programit të shkollës, pjesëmarrësit duhet të prezantojnë një ese përfundimtare mbi një temë të zgjedhur prej tyre që ka lidhje me tematikat e programit. Për vitin 2014 u identifikua si temë kryesore ajo e "Mirëqeverisjes", duke përmbledhur të teta karakteristikat e saj të njohura nga Kombet e Bashkuara.
Ushtrimi i shkrimit të esesë përbën një kontribut personal të pjesëmarrësve të shkollës. Ata duhet të reagojnë nga njohuritë dhe perspektiva e tyre në cështje që përzgjidhen nga ekspertët dhe kanë lidhje me tematikat e programit. Qëllimi i kësaj detyre është i dyfishtë: së pari, për të trajnuar pjesëmarrësit mbi aftësitë analitike; së dyti, të sjellë një kontribut të tyre në këto fusha. Këto dokumenta do të shërbejnë më pas si shtysë për të nxitur inisiativat dhe dialogun publik të pjesëmarrësve të shkollës me përfshirjen e vendimmarrësve qendrore dhe vendorë si dhe shoqërisë civile dhe medias