E Shtune, 26 Tetor 2013

Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike është një program i Këshillit të Evropës, me bashkëfinancim nga Zyra e Bashkëpunimit Zviceran në Shqipëri, i konceptuar si një instrument i cili mund të ndihmojë liderët e rinj në sektorët administrativë, ligjorë, ekonomikë, socialë, dhe kulturorë të përgatiten për funksionet e tyre. Nëpërmjet dialogut dhe mësimit interaktiv, Shkolla do të trajtojë një gamë të gjerë të sfidave në shoqëritë tona, si edhe do të ndihmojë në krijimin e lidhjeve mes brezave të rinj të liderëve në vendet e tyre si dhe jashtë kufijve.
Profili i pjesëmarrësve
Anëtarët e rinj të Parlamentit, zyrtarë të institucioneve qëndrore dhe lokale, të zgjedhurit e këshillave të Bashkive, komunave, përfaqësues nga sistemi gjyqësor, biznesi, media, organizatat joqeveritare. Mosha e pjesëmarrësve të jetë deri në 40 vjeç. Shkolla synon një balancim gjinor të pjesëmarrësve si dhe një përfaqësim të barabartë të minoriteteve etnike dhe fetare nëse ata plotësojnë kriteret e tjera.
Kriteret e pranimit
Kandidati që kërkon të ndjekë Programin "Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike" duhet të përmbushë kriteret e mëposhtme:
- Përparësi do t’u jepet atyre që zotërojnë një diplomë universitare të lëshuar nga një universitet brenda ose jashtë vendit.
- Të zotërojë gjuhën angleze dhe/ose frënge. Zotërimi në nivel të mirë i këtyre gjuhëve kërkohet pasi disa lëndë do të zhvillohen në këto gjuhë. Përbën avantazh zotërimi edhe i ndonjë gjuhe tjetër perëndimore.
- Të shprehë qartë motivimin e pjesëmarrjes në Programin "Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike" dhe interesat politike dhe për zhvillim karriere
- Mosha e kandidatit duhet të jetë deri në 40 vjeç
- Kandidati preferohet të jetë në një pozicion aktiv publik
- Të jetë i rekomanduar nga dy persona të cilët i njohin aftësitë akademike, profesionale, kërkimore dhe personale të kandidatit.
Dokumentacioni i pranimit:
- Formular i plotësuar i kërkesës.
- Fotokopje të diplomës.
- Dy letra rekomandimi, secila e mbyllur në zarf dhe e firmosur nga rekomanduesi.
- 1 (një) fotografi me format pasaporte.
Personat e interesuar janë të lutur të shkarkojnë formularin e kërkesës dhe të letrës së rekomandimit në linket që ndodhen në fund të këtij njoftimi.
Shkolla ka një tarifë regjistrimi prej 200 Euro (vetëm për të përzgjedhurit).
Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimeve është data 15 nentor ora 14:00.
Dorëzimi i aplikimeve duhet të bëhet pranë zyrave të Akademisë së Studimeve Politike:
Rruga "Donika Kastrioti", Nr. 3. Qendra Kotoni, Kati i katërt; Tel: 00355 4 2272173, 00355 4 4504788; E-mail: info@shkollapolitike.org ; Internet: www.shkollapolitike.org
Forma e Aplikimit (MS Word)
Letra e Rekomandimit (Eng)





