Kursi i trete "Shqiperia dhe Integrimi Europian"

E Hene, 29 Tetor 2007



Në datat 17-18 dhe 22 Nentor 2007, Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike do të organizojë kursine saj të tretë të titulluar “Shqipëria dhe Integrimi Evropian”. Aktiviteti do të zhvillohet në Chateau Linza Resort.

Ky kurs do të fokusohet në historinë e Bashkimit Evropian dhe sfidat e Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit Evropian.

Objektivat e këtij kursi janë:

  • Të rrisë njohuritë e pjesëmarrësve mbi themelet e Bashkimit Evropian
  • Të shpjegojë mekanizmat e brëndshëm të politikës dhe ekonomisë së Bashkimit Evropian
  • Të shpjegojë sfidat që ndesh Shqipëria në rrugën e integrimit Evropian
  • Të japë njohuri mbi Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe ndikimin e saj në realitetin Shqiptar
  • Të zhvillojë një qasje krahasuese bazuar në eksperienca që vijnë nga shtetet anëtare të BE-së
  • Të rrisë njohuritë e pjesëmarrësve mbi programet dhe politikat e BE-së në veçanti me fokus në rajonin e Ballkanit.