Vizite nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme

E Hene, 29 Tetor 2007



Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike organizoi një vizitë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërise. Vizita bënte pjesë në një seri takimesh me përfaqësues të autoriteteve shtetërore dhe vizita në institucione. Takimi u prit nga Zv ministrja e punëve të jashtme Zj Edit Harxhi.

Synimi I takimit ishte rritja e njohurive të pjesëmarrësve të Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike mbi strukturën, rolin dhe funksionimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme si edhe të disuktojen mbi prioritetet e ministrisë në rajon dhe më gjerë.

Zv Ministrja Harxhi uroj mirëseardhjen pjesëmarrësve dhe vlerësoi rolin dhe kontributin që shkolla po luan për trajimin e brezit të ri të udhëheqësve dhe ofroi mbështetjen e ministrisë së jashtme si edhe shprehu dëshirën për të kontribuar në programin e shkollës.

Me tëj Zj Harxhi bëri një prezantim të plotë mbi funksionimin e shërbimit diplomatik Shqiptar, rolin dhe prioritetet e ministrisë.
Pjesëmarrësit e konsideruan takimin dhe prezantimin si shumë të frytshëm.