Buletini i analizave nderkombetare POLITIKA - Maj 2014

Ky botim i Akademisë së Studimeve Politike dhe www.bota.al synon që të sjellë në gjuhën shqipe një përzgjedhje të artikujve dhe analizave elitare të mendimit botëror. Nëpërmjet kësaj përqasjeje të re ndaj ideve dhe argumentimeve prestigjoze, synohet që të nxitet një thellim i mëtejshëm i informimit dhe analizimit të ngjarjeve të aktualitetit politik dhe social mbarëbotëror.
 

Raporti vjetor i aktiviteteve 2013

Një përmbledhje e aktiviteteve të një viti të suksesshëm të Akademisë së Studimeve Politike. Duke analizuar të gjithë rrugëtimin njëvjeçar, ndjehemi krenarë për rezultatet, por në të njëjtën kohë dimë se ka ende rrugë për të bërë. Botimi vjen në gjuhën angleze.

Kliko ketu per raportin PDF

Raporti vjetor i 'Dialogut Publik per energjine" 2013

ASP është partneri zbatues në Shqipëri i projektit rajonal “Dialog publik për një përdorim të qëndrueshëm të energjisë në Evropën Jug-Lindore” financuar nga (GIZ). Objektivi i fazës së parë të projektit ishte lobimi me politikë-bërësit përkatës dhe lehtësimi për diskutimet gjithëpërfshirëse publike mbi legjislacionin mbi eficencën e energjisë si një nga mjetet më të rëndësishme për zbatimin e objektivave të marra përsipër nga Shqipëria në këtë sektor. Faza e dytë, e cila përfshihet edhe në këtë raport, kishte si synim rritjen e ndërgjegjësimit të autoriteteve lokale mbi rëndësinë e eficencës së energjisë e t’i asistonte ata me sesione informuese në lidhje me ligjin e ri, promovimin e masave të diversifikimit të energjisë e krijimin e incentivave për të mbështetur bizneset që përdorin e mbështesin masat për eficencën e energjisë. 

Kliko ketu per materialin PDF

Publikohet numri i parë i revistës së alumnëve (2013)

Merr jetë numri i parë i revistës vjetore të alumnëve (ish-pjesëmarrësve) të Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike. Është një botim që u drejtohet vetë alumnëve, por njëkohësisht synon t'iu shërbejë atyre si një mundësi e mëtejshme promovimi të arritjeve në karrierën e tyre personale, si edhe aktiviteteve të përbashkëta të organizuara nga ky rrjet.

Klikoni ketu per revisten ne PDF

Energji eficente, Energji e sigurte

Ky botim është përgatitur në kuadër të programit "Dialogu Publik për Përdorimin e Qëndrueshëm të Energjisë", me mbështetjen fi nanciare të "Fondeve të hapura rajonale për Evropën Juglindore për Efiçencën e Energjisë" të Bashkëpunimit Ndërkombëtar Gjerman (GIZ). Në Shqipëri, inisiativa zbatohet nga Akademia e Studimeve Politike dhe synon të krijojë një ndërgjegjësim më të madh dhe politika efektive ndaj energjisë në vendin tonë

Kliko ketu per PDF

Raporti i grupit te personave te shquar te Keshillit te Evropes

Në verën e vitit 2010, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjørn Jagland, kërkoi që një “Grup Personash të Shquar” të pavarur (Grupi) të hartonte një raport mbi sfidat që lindin si rrjedhojë e rigjallërimit të mungesës së tolerancës dhe diskriminimit në Evropë. Raporti bën vlerësimin e shkallës së rreziqeve, identifikon burimet e tyre dhe bën një sërë propozimesh për “bashkëjetesë” në shoqëri të hapur  evropiane. Grupi drejtohet nga ish ministri i jashtëm gjerman Joschka Fischer dhe përbëhet nga nëntë anëtarë - katër gra dhe pesë burra – ku secili prej tyre është nga një shtet i ndryshëm anëtar i Këshillit të Evropës.

RAPORTI VJETOR I VEPRIMTARIVE 2011-2012

Një përmbledhje e aktiviteteve të një viti të suksesshëm të Akademisë së Studimeve Politike. Duke analizuar të gjithë rrugëtimin njëvjeçar, ndjehemi krenarë për rezultatet, por në të njëjtën kohë dimë se ka ende rrugë për të bërë. Botimi vjen në gjuhën shqipe dhe atë angleze.

Kliko ketu per raportin PDF