Zhvillohet kursi i tretë i Shkollës Politike mbi integrimin Evropian

Kursi i tretë kombëtar i Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike u zhvillua në datat 10-12 dhjetor në Durrës, me fokus perpektivën e Integrimit Evropian për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor. Z. Gledis Gjipali, drejtor i Lëvizjes Evropiane në Shqipëri, prezantoi rrugën e deritanishme të Shqipërisë drejt BE-së dhe mekanizmin e para-aderimit, së bashku me hapat e mëtejshëm në rast të hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian.

Publikohen rekomandimet e monitorimit të fushatës zgjedhore

Në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit, Akademia e Studimeve Politike zbatoi projektin "Forcimi i Transparencës së Zgjedhjeve në Shqipëri" (SETA), me fokus rritjen e kapaciteteve dhe nxitjen e pjesëmarrjes së organizatave të shoqërisë civile dhe mediave në monitorimin e zbatimit të legjislacionit të rishikuar zgjedhor për (keq)përdorimin e burimeve shtetërore

Shkolla pjese e Forumit Boteror per Demokracine 2021

Pjesemarresit e Shkolles Shqiptare te Studimeve Politike jane pjese e diskutimeve fizikisht dhe ne formatin online ne edicionin ete 9-te Forumit Boteror per Demokracine. Ky event i organizuar nga Keshilli i Evropes ofron nje mundesi unike per te diskutuar mbi temen "Roli i demokracise ne ceshtjet e ndryshimeve klimatike dhe ambjentit".

Zhvillohet kursi i parë i Shkollës mbi lidershipin

Kursi i parë kombëtar i Shkollës së Studimeve Politike 2021 u zhvillua në 17-19 shtator 2021, në Vlorë, nën temën "Zhvillimi i lidershipit dhe menaxhimit". Kursi u përshtat në formën e një trajnimi intensiv të bazuar në Programin e Zhvillimit të Lidershipit dhe Menaxhimit të Organizatës Botërore të Doganave (WCO).

Promovohet portali kombëtar për sinjalizimin e webfaqeve me përmbajtje të paligjshme

Bllokimi i shpejtë i mesazheve në internet që nxisin urrejtjen, abuzimet dhe ekstremizmin e dhunshëm mund të kryhet vetëm me një bashkëpunim efektiv mes institucioneve dhe publikut. Portali kombëtar për sinjalizimin e faqeve të internetit me përmbajtje të paligjshme mundëson këtë ndërveprim mes aktorëve të ndryshëm.