Publikohet raporti i parë i monitorimit të kuadrit ligjor në zgjedhjet vendore 14 maj 2023

Publikohet raporti i parë i monitorimit të kuadrit ligjor dhe situatës së zbatimit të tij në zgjedhjet vendore 14 maj 2023, i hartuar nga Akademia e Studimeve Politike (ASP) në bashkëpunim me Institutin e Studimeve Politike (ISP). Ky raport zhvillohet në kuadër të projektit “Partneritete të forta për reforma të qëndrueshme - Forcimi i rolit të shoqërisë civile në adresimin e sfidave të zgjedhjeve të lira dhe të drejta”, me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Vendeve të Ulta në Shqipëri.

Mbështetje për zhvillimin e karrierës së të rinjve në Shqipëri

Akademia e Studimeve Politike nisi zbatimin e një projekti të ri në mbështetje të zhvillimit të karrierës së të rinjve dhe dekurajimit të largimit të tyre nga Shqipëria. Duke orientuar nisjen e një karriere profesionale si dhe falë mentorimit nga alumnët e ASP synohet që të krijohet mjedisi i duhur që të rinjtë të ndërtojnë karrierën e tyre në vendlindje pas përfundimit të studimeve

”Fotografimi” i situatës së përdorimit të energjisë në Kurbin dhe Suharekë

Takimi prezantues i projektit “Rruga drejt përdorimit efiçent të burimeve natyrore vendore” u zhvillua më 14 dhjetor 2022 në Kurbin. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte prezantimi i gjetjeve të anketimit të zhvilluar gjatë 3 muajve të fundit me familjarë dhe biznese si dhe intervistime të aktorëve të ndryshëm vendorë në bashkitë e Kurbinit dhe Suharekës me qëllim për të vlerësuar situatën e konsumit të energjisë si dhe ndërgjegjësimin e aktorëve të ndryshëm mbi “transformimin e gjelbër”.

ASP koordinon pjesemarrjen e Grupit te Gjelber ne Pleniumin Parlamentar te Energjise

Deputetet Arben Pellumbi, Helidon Bushati, Eduard Shalsi dhe Lefter Geshtenja iu bashkuan ligjvenesve nga vendet kontraktuese te Komunitetit per te diskutuar mbi ceshtjet e sigurimit te energjise, dekarbonizimit dhe tranzicionit te gjelber, me nje rendesi te vecante ne situaten e krijuar pas agresionit rus ne Ukraine