Diplomohet gjenerata 2023-2024 e Shkollës së Studimeve Politike

“Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike” mbylli me sukses vitin akademik për pjesëmarrësit e gjeneratës 2023-2024. Një grup prej 20 drejtuesish të rinj politikë dhe qytetarë u diplomuan pas përfundimit të një cikli njëvjeçar mbi mirëqeverisjen, organizimin politik, lidershipin si dhe politikat e Bashkimit Europian.

Starton Akademia e Sinjalizuesve të Besuar 2024

Akademia e Studimeve Politike në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar për Çertifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike nisi zbatimin e ciklit të dytë të Akademisë së Sinjalizuesve të Besuar, programin e trajnimit për 20 ekspertë të rinj

Ansambleja Komunale në Suharekë miraton Planin Komunal të Veprimit për Efiçiencë të Energjisë

Ansambleja Komunale në Suharekë votoi sot pro miratimit të draft Planit Komunal të Veprimit për Efiçiencë të Energjisë (PKVEE) 2024 – 2026. Ky është një hap vendimtar për Komunën e Suharekës në rrugëtimin e saj drejt efiçiencës së energjisë. Plani është pjesë e dokumentave strategjikë të prodhuar si pjesë e projektit "Rruga drejt përdorimit efiçient vendor të burimeve natyror"

ASP antarësohet në Rrjetin Ndërkombëtar Kundër Urrejtjes Kibernetike (INACH)

Ky antarësim i ASP, si organizata ombrellë për Rrjetin e Sinjalizuesve të Besuar, ofron një mundësi shtesë për raportimin dhe heqjen e shpejtë të materialeve të dëmshme në rrjetet sociale përmes sistemit të trajtimit të privilegjuar të ankesave të INACH pranë ofruesve të platformave si Meta, X, TikTok dhe Youtube.

Shoqata e Shkollave shpreh zemërim për vdekjen e liderit të opozitës ruse

Mbledhja e Shoqatës së Shkollave të Studimeve Politike të Këshillit të Evropës (ASPS), në prag të dy vjetorit të nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia, shprehu zemërim për vdekjen e liderit të opozitës ruse Alexei Navalny, i cili po mbahej padrejtësisht. në burg për akuza false të motivuara politikisht.

Alumnët e ASP mentorë të të rinjve që nisin karrierën në vendlindje

Rreth 109 studentë dhe të rinj në Tiranë, Durrës, Vlorë, Shkodër, Kurbin, Elbasan, Korçë dhe Gjirokastër u këshilluan drejtëpërdrejtë gjatë 3 muajve të fundit nga 12 12 alumnë të ASP dhe profesionistë të tjerë në administratën vendore, biznesin privat dhe shoqërinë civile në këto qytete