Te rejat e Fundit
Shkolla Politike pjesë e Forumit Botëror për Demokracinë në Strasburg
Forumi Botëror për Demokracinë 2023 mbylli siparin e tij pas 3 ditëve ku 160 folës prezantuan mbi 39 inisiativa me synim forcimin e democracisë. Forumi mblodhi së bashku në Strasburg 1200 pjesëmarrës nga 80 vende të botës për t'iu përgjigjur pyetjes "Demokraci=Paqe?".
Kursi i tretë i Shkollës Politike 2023 i fokusuar mbi lidershipin
Kursi i tretë kombëtar i Shkollës së Studimeve Politike 2023 u zhvillua në Berat, nën temën e lidershipit. Moduli u organizua në formën e një trajnimi intensiv me znj. Katalin Pallai, eksperte e programit të “Akademisë së Lidershipit” të qendrës së ekspertizës së Këshillit të Evropës.
Raporti monitorues i përdorimit të burimeve shtetërore në zgjedhjet e 14 majit 2023
Zgjedhjet vendore të 14 majit 2023 fatkeqësisht nuk sollën ndonjë risi në kufizimin e përdorimit të burimeve shtetërore dhe në disa aspekte ishin dhe një kthim pas në zbatimin e kritereve të vendosura në zgjedhjet e mëparshme. Ky vlerësim është pjesë e raportit përfundimtar të monitorimit të zhvilluar nga Akademia e Studimeve Politike në bashkëpunim me Institutin e Studimeve Politike.
Diplomohen Sinjalizuesit e Besuar për materialet e dëmshme në platformat online
Rreth 15 profesionistë të rinj u diplomuan sot pas përfundimit të ciklit tremujor të trajnimit të Akademisë së Sinjalizuesve të Besuar Shqiptarë, mbi raportimin e materialeve që përmbajnë gjuhë urrejtjeje dhe nxitje për ekstremizëm të dhunshëm në platformat online.
Grupi i Gjelbër pjesë e aktiviteteve të Javës Europiane të Mobilitetit
Deputetët e Grupit të Gjelbër pranë Kuvendit të Shqipërisë iu bashkuan aktiviteteve ndërgjegjësuese të Javës Europiane të Mobilitetit, eventit kryesor promovues të Bashkimit European për nxitjen e lëvizjes së qëndrueshme urbane. Si një veprim konkret në këtë drejtim, parlamentarët dhe stafi i Kuvendit iu mundësuan për transportin e tyre tre skutera elektrikë, si një mjet që redukton ndotjen dhe lehtëson trafikun.
Finalizohet Shkolla Verore për Integritetin dhe Etikën në Partitë Politike
Rreth 20 përfaqësues të partive kryesore në vend morën pjesë në Shkollën Verore për Integritetin dhe Etikën në Partitë Politike, e cila u zhvillua nga data 24-26 gusht 2023 në Pogradec. Kjo shkollë u organizua nga Akademia e Studimeve Politike më mbështetjen e Fondacionit Westminster për Demokraci dhe Ambasadës Britanike.
ASP prezantohet me drejtuesen e re të Këshillit të Evropës në Tiranë
Drejtuesja e re e Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, znj. Giulia Re, priti në një takim prezantues drejtorin e Akademisë së Studimeve Politike, Erjon Tase. E rikthyer në Shqipëri pas një eksperience të mëparshme profesionale në organizatat ndërkombëtare, zonja Re është e familjarizuar me zhvillimet në Shqipëri dhe programet zhvillimore të vendit
Grupi i Gjelbër Parlamentar sesion informues mbi politikat e transportit
Grupi i Gjelbër i Kuvendit të Shqipërisë zhvilloi sot një seancë informuese me temë “Transporti publik i gjelbër – Politikat evropiane dhe incentivat e nevojshme në Shqipëri”. Prezantimet e ekspertëve sollën eksperiencën dhe studimet më të mira vendase dhe të huaja duke ofruar rekomandime konkrete për inisiativa ligjore që mund të ndërmerren nga deputetët.
Orientimi në tregun e punës, sesione informuese në shtatë universitete
Sesionet e trajnimit mbi orientimin në tregun e punës po zhvillohen gjatë muajve maj-qershor me studentët e universiteteve publike dhe private në Tiranë, Durrës, Vlorë, Shkodër, Elbasan, Korçë dhe Gjirokastër. Deri në 70 studentë dhe të rinj të sapodalë në tregun e punës do të mentorohen në muajt në vijim nga alumnët e Akademisë së Studimeve Politike
Kursi i dytë i Shkollës mbi Qeverisjen dhe Zhvillimin
Kursi i dytë kombëtar i Shkollës së Studimeve Politike, nën temën "Qeverisja dhe zhvillimi i qëndrueshëm", u organizua në datat 2-4 qershor 2023 në Golem, Kavajë. Moduli mbi strategjitë dhe prioritete drejt zhvillimit të qëndrueshëm u trajtua nga Oriana Arapi