Hapet thirrja për aplikime në Shkollën e Studimeve Politike 2026

Akademia e Studimeve Politike hap thirrjen për aplikime për gjeneratën e 20-të të programit "Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike". Afati për aplikimin online të kandidatëve të interesuar është 06 shkurt 2026. Ndiqni informacionin e mëposhtëm për më shumë detaje mbi kriteret e kërkuara, programin akademik si dhe formatet përkatëse për aplikimin.

Shkolla pjesë e Forumit Botëror për Demokraci 2025

Sesioni i 13-të i Forumit Botëror për Demokracinë u organizua pranë Këshillit të Evropës në 5-7 Nëntor 2025, duke mbledhur së bashku në Strasburg mbi 1200 pjesëmarrës nga 80 vende të botës për t'iu përgjigjur pyetjes "Demokracia në rrezik: si mund ta ringjallim atë?".

“Edhe unë votoj!” prezantohet në Forumin Botëror për Demokraci 2025

Programi “Edhe unë votoj!” u prezantua në Forumin Botëror për Demokraci 2025, si një nga projektet e Këshillit të Evropës për nxitjen e angazhimit të të rinjve në proceset zgjedhore. Iniciativa u paraqit nga drejtori i Akademisë së Studimeve Politike, z. Erjon Tase, si pjesë e modeleve në nivel botëror që fuqizojnë të rinjtë për të forcuar institucionet demokratike.

Nxënësit e Kamzës diskutim mbi zgjedhjet e 11 majit

Nxënësit e shkollës së mesme "Sulejman Elezi" në Kamëz u bënë pjesë e forumit të hapur mbi zgjedhjet me ekspertët e Institutit të Studimeve Politike (ISP) dhe Akademisë së Studimeve Politike (ASP).

Zhvillohet kursi i parë i Shkollës mbi fushatat zgjedhore

Kursi i parë kombëtar i Shkollës Shqiptare së Studimeve Politike 2025 me temë "Sistemet zgjedhore dhe komunikimi politik" u zhvillua në datat 23-25 maj në Vlorë. Moduli i parë i kursit u fokusua në komunikimin politik dhe fushatat elektorale. Z. Neritan Sejamini, ekspert i qeverisjes dhe komunikimit, solli një analizë kritike mbi strategjitë e komunikimit të partive politike, si një faktor i rëndësishëm për fushatat elektorale dhe rezultatet e zgjedhjeve.

Manuali dhe posteri i programit të votuesve për here të pare - 2025

Ky manual është përgatitur në kuadër të "Edhe unë Votoj - Programi për edukimin e votuesve për herë të parë - 2025". Publikimi u drejtohet të gjithë të rinjve për t'i informuar për rëndësinë e pjesëmarrjes, procesin e votimit si dhe sanksionet në rast abuzimi me këtë të drejtë që ata kanë fituar.