ASP nis programin pėr edukimin kundėr ekstremizmit tė dhunshėm

E Premte, 06 Prill 2018



Akademia e Studimeve Politike ka nisur zbatimin e njė projekt tė ri pilot pėr edukimin e tė rinjve dhe komuniteteve pėr tė qėnė tė aftė tė rezistojnė ndaj ekstremizmit tė dhunshėm.  Kjo ndėrhyrje bazohet mbi eksperiencėn e gjatė nė edukimin qytetar tė tė rinjve nė bashkėpunim me Ministrinė e Arsimit si dhe falė ekspertizės mė tė mirė tė ofruar nga partneriteti me Kėshillin e Evropės, nėn ombrellėn e tė cilit vepron edhe ASP. Programi zbatohet nė kuadėr tė nėngranteve tė projektit “Fuqizimi i Shoqėrisė Civile pėr Rritjen e Reziliencės sė tė Rinjve ndaj Ekstremizmit tė Dhunshėm”, financuar nga Bashkimi Evropian nė partneritet me Terre des Hommes Shqipėri, Universitetin Beder, "Institute for Strategic Dialogue" dhe "Centre for Common Ground".

Projekti ka si qėllim ngritjen e njė modeli bashkėpunimi mes mėsuesve, prindėrve dhe nxėnėsve pėr tė kuptuar shenjat e para tė radikalizimit dhe ekstremizmit tė dhunshėm tė tė rinjve dhe adresuar kėto raste nė bashkėpunim mes tyre dhe me aktorė tė tjerė tė komunitetit (pushteti vendor, policia, drejtuesit fetare, organizatat lokale tė tė rinjve). Kėto struktura komunitare tė orientuara pranė shkollave, mund tė ndihmojnė gjithashtu nė tė ardhmen edhe pėr zgjidhjen e problematika tė tjera tė tė rinjve si pėrdorimi i drogave, bullizmi etj. Programi planifikohet qė tė zbatohet nė 10 shkolla tė mesme, kryesisht nė zonėn periferike tė qarkut Tiranė.

Aktivitetet do tė jenė gjithashtu nė linjė me misionin e “Shkollave si Qendra Komunitare” si dhe planin e veprimit tė Strategjisė Kombėtare kundėr Ekstremizmit tė Dhunshėm, miratuar nga qeveria shqiptare nė vitin 2015. Pėr kėtė qėllim ASP po koordinon ngushtėsisht aktivitetet me Qendrėn e Koordinimit kundėr Ekstremizmit tė Dhunshėm, tė ngritur sė fundi pranė institucionit tė Kryeministrit.
 
Pėr mė shumė informacion dhe tė rejat nga programi klikoni kėtu