Dorėzohen rekomandimet e ASP mbi reformėn zgjedhore

E Premte, 30 Mars 2018



Akademia e Studimeve Politike dorėzoi zyrtarisht rekomandimet e saj pranė Komisionit tė Posaēėm Parlamentar pėr Reformėn Zgjedhore me qėllim pėrmirėsimin e procesit tė administrimit zgjedhor. Kėto rekomandime bazohen mbi eksperiencėn disavjeēare tė ASP nė zbatimin e programit tė edukimit tė votuesve tė rinj nė bashkėpunim me KQZ dhe Ministrinė e Arsimit si dhe nė vijim tė ftesės nga Kuvendi pėr t’u pėrfshirė nė procesin e konsultimit paraprak tė rregullimeve ligjore nė objektiv tė komisionit.

Disa nga rekomandimet kryesore mbi procesin e administrimit janė:

1.    Ngritja e njė Qendre Trajnimi pranė KQZ me qėllim rritjen e profesionalizmit tė trupės zgjedhore. Kjo duhet shoqėruar me rregullime ligjore pėr tė kthyer certifikimin nga kjo qendėr si kusht pėr t’u regjistruar si komisioner nė zgjedhje.
2.    Rregullime tė nevojshme ligjore pėr tė pėrcaktuar qartėsisht institucionet, tė cilat duhet tė ndjekin ankesat pėr shkeljen e sė drejtės sė votimit si dhe ndėshkimin pėr abuzimet me votėn.
3.    Pėrdorimi i teknologjisė sė informacionit pėr tė rritur informimin si dhe ofruar njė mundėsi tė mėtejshme pėr tė raportuar presionet dhe abuzimet me votėn.

ASP do tė vazhdojė tė ndjekė nga afėr punėn e Komisionit tė Posaēėm Parlamentar pėr Reformėn Zgjedhore si dhe tė ofrojė ekspertizėn e saj me synim finalizimin e njė reforme tepėr tė rėndėsishme pėr vendin.

Rekomandimet e plota mund t’i shkarkoni kėtu