Rinis mbėshtetja pėr kėrkimet e alumnėve tė Shkollės mbi politikat nė nivel vendor

E Marte, 04 Korrik 2017



Akademia e Studimeve Politike (ASP) nė bashkėpunim me Fondacionin Shoqėria e Hapur pėr Shqipėrinė (OSFA), po zbatojnė fazėn e dytė tė mbėshtetjes pėr punime kėrkimore dhe advokuese me synim pėrmirėsimin e politikave nė nivel vendor. Ky program synon zhvillimin e mėtejshėm tė angazhimit qytetar dhe profesional tė antarėve tė rrjetit tė alumnėve (ish-pjesėmarrėsve) – rreth 300 pjesėmarrės tė dhjetė gjeneratave – pėrfaqėsues tė partive politike, shėrbimit publik, shoqėrisė civile, botės akademike dhe medias, tė cilėt veprojnė si promotorė tė ndryshimit dhe tė zbatimit tė reformave tė rėndėsishme integruese nė vend.

Pas njė procesi tė hapur aplikimi nė muajin Maj 2017, u pėrzgjodhėn gjashtė propozimet mė tė mira tė alumnėve, tė cilėt do tė pėrfitojnė trajnimet pėrkatėse mbi teknikat e kėrkimit dhe advokimit si dhe mbėshteten financiarisht nė kėto aktivitete.

Mė konkretisht, punimet kėrkimore janė fokusuar nė kėto ēėshtje:

•    “Mbėshtetje e targetuar  nga pushteti vendor pėr fėmijėt e emigrantėve tė kthyer” – Rasti i bashkisė Gjirokastėr;

•    “Funksionimi i Mekanizmit Kombėtar tė Referimit tė Dhunės nė Familje dhe roli i strukturave vendore” - Rast studimor bashkia Korēė dhe Berat;

•    “Pjesėmarrja e grave nė ndikim tė proceseve vendimmarrėse nė qeverisjen vendore. Nga mėsimet nė sfida tė reja” - Rasti i bashkisė Shkodėr

•    “Transferimi i kompetencave tė menaxhimit tė skemės sė shėrbimit tė kujdesit shėndetėsor parėsor drejt pushtetit vendor” – Rasti i bashkive Shkodėr dhe Belsh

•    “Demokracia direkte si njė nxitje pėr pjesėmarrjen dhe pronėsinė qytetare nė vendimmarrjen e bashkisė Tiranė”

•    “Strukturimi dhe ndėrtimi i komunikimeve nė rrjete (online) nga qeverisjet vendore – Rasti studimor nė bashkinė Vlorė dhe Dibėr;


Alumnėt e pėrfshirė nė kėtė program zhvilluan mė 4 korrik trajnimin e parė mbi shkrimin kėrkimor me mentoren e programit znj. Gentiola Madhi. Njė trajnim i dytė ėshtė parashikuar gjithashtu tė zhvillohet mbi teknikat e advokimit nė muajin shtator. Punimet priten tė finalizohen dhe prezantohen nė evente publike gjatė muajve tetor – dhjetor 2017, duke synuar advokimin dhe bashkėpunimin me aktorė tė tjerė, me qėllim pėrmirėsimin e kėtyre ēėshtjeve tė rėndėsishme.