Kreu i KiE i ftuar nė fushatėn edukuese tė votuesve pėr herė tė parė

E Hene, 22 Maj 2017



Shefi i zyrės sė Kėshillit tė Evropės nė Tiranė, z. Claus Neukirch ndoqi sot nga afėr  ushtrimin e votimit tė maturantėve tė shkollės sė mesme “Ismail Qemali”, nė Tiranė,  nė kuadėr tė projektit pėr edukimin e votuesve tė rinj pėr zgjedhjet e 25 Qershorit. Qėllimi i kėsaj vizite ishte jo vetėm vėzhgimi i procesit, por edhe transmetimi i mesazheve sensibilizuese pėr nxėnėsit dhe tė rinjtė nė pėrgjithėsi mbi rėndėsinė e pjesėmarrjes nė votim si dhe evitimin e fenomeneve negative qė janė shfaqur nė zgjedhjet e kaluara.

Z. Neukirch theksoi nė fjalėn drejtuar tė rinjve rėndėsinė e pjesėmarrjes nė zgjedhje sepse cdo votė ėshtė e vlefshme dhe ndonjėherė rezultati mund tė varet edhe nga pak vota. Ai u bėri thirrje gjithashtu maturantėve tė pranishėm qė tė jenė tė informuar dhe ndjekin mė vėmendje programet e kandidatėve dhe forcave politike nė mėnyrė qė tė zgjedhin kandidatėt e duhur pėr ta dhe vendin.

Drejtori i Akademisė sė Studimeve Politike, z. Erjon Tase, falenderoi nė fjalėn e tij financuesit e kėtij programi Kėshillin e Evropės dhe ambasadėn zvicerane si dhe Ministrinė e Arsimit e Sportit dhe Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve pėr bashkėpunimin e afruar. “Pėrtej tė drejtės sė votės, duhet tė jeni tė gjithė tė vėmendshėm pėr tė evituar shkeljet apo abuzimet qė mund t’ju propozohen. Shpresojmė qė ju si tė rinj tė ndikoni edhe tek familjarėt tuaj pėr tė mos shitur apo deleguar votėn”, u shpreh z. Tase.

Mė pas, personalitet ndoqėn simulimin e njė procesi votimi nė ambjentet e shkollės. Nxėnėsit votuan pėr tre kandidatė nga vetė klasat e tyre dhe morėn role pėrkatėse si komisioner, vėzhgues etj. Nėpėrmjet kėtij ushtrimi synohet praktimi i tyre me procedurėn e votimit duke evituar ngatėrresat apo kėshillimin e tyre tė gabuar ditėn e zgjedhjeve, momente tė cilat sjellin pavlefshmėrinė e votės sė tyre apo edhe konflikte mes komisionerėve tė forcave tė ndryshme politike. Programi “Fushata e ndėrgjegjėsimit tė votuesve pėr herė tė parė” zbatohet nga Akademia e Studimeve Politike falė kontributit tė Kėshilli tė Europės dhe ambasadės Zvicerane dhe nė bashkėpunim me Ministrinė e Arsimit e Sportit dhe Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve.

Pėr detaje tė tjera dhe foto nga aktivitetet mund tė ndiqni faqen e programit www.zgjedhjet.asp.al