Zhvillohet kursi i parė i shkollės mbi fushatat elektorale

E Hene, 13 Mars 2017



Kursi i parė kombėtar i Shkollės Shqiptare sė Studimeve Politike u zhvillua nė Pogradec nga data 10-12 mars 2017. Ekspertėt e ftuar nė kėtė kurs ndanė me pjesėmarrėsit njohuritė dhe eksperiencat mė tė mira nga praktika vendase dhe ajo botėrore.

Z. Jim Arkedis, me mbi 15 vite eksperiencė nė fushatat politike amerikane trajtoi nė kėtė kurs temėn e "Komunikimit politik dhe organizimin e fushatave". Njė vend tė rėndėsishėm nė kėtė trajnim zuri edhe diskutimi mbi zgjedhjet e fundit nė Shtetet e Bashkuara, tė cilat surprizuan me ardhjen nė pushtet tė presidentit Donald Trump. Teknikat e pėrdorura nga dy kampet politike dhe roli i rrjeteve sociale nė komunikimin politik tė dy kandidatėve pėr president ngjallėn debatin e synuar me pjesėmarrėsit. Me mjaft interes ishte dhe trajnimi i z.Arkedis mbi "Fjalimin Publik", ku pjesemarrėsit patėn mundėsinė qė tė njihen dhe praktikojnė teknikat mė bashkėkohore nė kėtė fushė.

Ndėrkohė, sistemet zgjedhore shqiptare u trajtuan nė kurs nga bashkėkryetari i komisionit parlamentar tė reformės zgjedhore, z. Oerd Bylykbashi. Njohja me problematikat e hasura nė sisteme tė ndryshme zgjedhore dhe ato tė sistemit aktual ishin mjaft tė vlerėsuara nga pjesėmarrėsit pėr tė njohur mė mirė diskursin aktual tė politikės pėr reformėn e synuar zgjedhore. Pjesėmarrėsit patėn gjithashtu mundėsinė qė tė diskutojnė me z.Bylykbashi dhe ndajnė mendimet e tyre mbi njė tjetėr ēėshtje tė rėndėsishme si ajo e dekriminalizimit.

Njė tematikė mjaft e rėndėsishme e trajtuar nė kėtė kurs ishte dhe reforma nė sistemin e Drejtėsisė, me pjesėmarrjen e z. Fatmir Xhafaj, kryetari i komisionit tė posaēėm parlamentar tė reformės. Z. Xhafaj ndau me pjesėmarrėsit njė analizė tė zhvillimeve tė deritanishme tė reformės dhe sfidat e mėtejshme qė e presin zbatimin e saj.